Home Ballina Kosovë-Bullgari në numra: Vlera e ekipit, mosha mesatare, renditja në FIFA dhe...

Kosovë-Bullgari në numra: Vlera e ekipit, mosha mesatare, renditja në FIFA dhe forma në pesë ndeshjet e fundit

956
0
SHARE

Të hënën nga ora 20:45 të gjithë sytë e shqiptarëve do të jetë të kthyer nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’, Përfaqësuesja e Kosovës do të presë atë të Bullgarisë.

Kjo ndeshje është e një rëndësie të veçantë pasi është e para e vlefshme për kualifikimet në Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’.

Kjo është hera e parë që këto dy përfaqësuese takohen në mes veti, por forma aktuale ka bërë që ‘Dardanët’ të konsiderohen favorit për të arkëtuar pikët e plota.

Kuotat e vendosura nga Sports.bwin.com

Ekipi i Kosovës është i pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit, më saktë që nga nëntori i vitit 2017, kurse në shtëpi nuk kanë humbur që nga tetori i 2017.

Ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë bëhet edhe më interesante kur shikon numrat dhe statistikat, të cilat Telegrafi më poshtë ua servon të detajuara:

Kosova:

Mosha mesatare e skuadrës: 23.5 vjeç

Vlera e lojtarëve në tregun e transferimeve: 44.45 milionë euro

Lojtari më i shtrenjtë: Valon Berisha, 7.5 milionë euro

Pas yllit të Lazios, i dyti cilësohet Milot Rashica (shtatë milionë euro), pastaj Arbër Zeneli (gjashtë milionë euro), Bersant Celina(3.5 milionë euro), ndërsa top pesëshja mbyllet nga Benjamin Kololli me 2.75 milionë euro. Vlerat e lojtarëve janë të marra nga Transfermarkt, ueb faqe e specializuar për vlerësimin e vlerës së lojtarit.

Renditja në ranglistën e FIFA-s: Vendi i 131-të

Bullgaria:

Mosha mesatare e skuadrës: 28.1 vjeç

Vlera e lojtarëve në tregun e transferimeve: 31.02 milionë euro

Lojtari më i shtrenjtë: Kiril Despodov, 3 milionë euro

Renditja në ranglistën e FIFA-s: Vendi i 46-të

Vlen të theksohet se të dy lojtarët e lartpërmendur të të dy skuadrave nuk luajnë në ndeshjen e së hënës për shkak të lëndimeve.

Forma në pesë ndeshjet e fundit:

Kosova: Tri fitore (Dy herë ndaj Maltës, një herë kundër Azerbajxhanit), dy barazime (Danimarkë, Ishujt Faroe).

Bullgaria: Tri barazime (Mal i Zi, Slloveni, Qipro), një fitore (Bullgari) dhe një humbje (Norvegji).

Gola të shënuar dhe pranuar në pesë ndeshjet e fundit: 

Kosova: 15 gola të shënuar/katër të pranuar, ndërsa Bullgaria: Pesë gola të shënuar/pesë gola të pranuar.

Kapaciteti i stadiumit ‘Fadil Vokrri’ është 13,500 dhe biletat për këtë ndeshje janë shitur në mënyrë online dhe të gjitha kanë përfunduar brenda dy ore.

Situata në grupin e Kosovës para ndeshjes:

Formacioni i mundshëm i Kosovës:

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of