Ballina Ballina Kosova në Airbnb

Kosova në Airbnb

276
0
SHPËRNDAJE

Zhvillimet teknologjike gjatë viteve të fundit kanë sjellë ndryshime më të mëdha sesa dekada të tëra para inovacioneve teknologjike, që nisën në fund të viteve ‘90 e morën hov në dy dekadat e këtij shekulli. Teknologjia ka çrrënjosur forma të vjetra me të cilat njeriu ka strukturuar jetën e tij, përderisa ka krijuar të reja. E ky ndryshim strukturor ka prekur edhe turizmin tradicional.

Platforma Airbnb, e cila i mundëson secilit individ që të japë e të marrë me qira apartamente private, ka krijuar një lloj të ri të turizmit – atë joformal. E nisur në San Francisco më 2009 si iniciativë spontane nga disa të rinj, Airbnb sot është konkurrent që fuqishëm po e ndryshon mënyrën tradicionale të aranzhimeve të udhëtimeve brenda e jashtë vendit. Çmimet e lira që ofron, ka bërë që të përhapet në të gjithë botën, përfshirë Kosovën, shkruan sot “E diela me Koha Ditore”.

Megjithëse kosovarët janë të izoluar të udhëtojnë, platforma si kjo po u mundësojnë vizitorëve nga vende të ndryshme ta eksplorojnë Kosovën.

Vetëm në Prishtinë janë mbi 300 apartamente, të cilat njerëz nga e gjithë bota mund t’i rezervojnë përmes internetit, ndërsa të tilla ka në të gjitha qytetet e mëdha të vendit. Çmimet varen nga madhësia e apartamentit, shtretërit, kushtet e distanca nga qendra e qytetit. Në kryeqytetin kosovar, mesatarja e një apartamenti është rreth 30 euro… (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments