Ballina, Kosovë, Lajme

Korporata HIB, ndër punëdhënësit më të mëdhenj në sektorin privat në Kosovë

Me rreth 1,000 të punësuar dhe pagë mesatare prej 421 euro në muaj, Korporata HIB është një ndër punëdhënësit më të mëdhenj dhe më të kërkuar në ekonominë e Kosovës

Tatimpaguesi më i madh në ekonominë e Kosovës, Korporata HIB është njëkohësisht edhe ndër punëdhënësit më të mëdhenj në ekonominë e Kosovës. Por përveç numrit të madh të të punësuarve në markete, pika të derivateve, Hotel Emerald dhe njësi të tjera të biznesit, HIB është edhe ndër punëdhënësit më korrekt dhe më të rregullt në vendin tonë. Paga mesatare në Korporatën HIB shkon mbi 421 euro në muaj.

Në njoftimin për media të Korporatës HIB thuhet se “HIB e feston ditën e punëtorëve duke qenë krenar për kënaqësinë e të punësuarve të saj në çdo njësi të korporatës, si dhe kulturën e përgjithshme të korporatës”, ka thënë Ibrahim Bucaliu, pronar në HIB.

“HIB synon që vazhdimisht të ofrojë kushte të përshtatshme dhe të dinjitetshme të punës në mënyrë që të operojë suksesshëm në treg, duke respektuar parimet dhe praktikat më të mira të etikës së punës” ka vazhduar më tej Bucaliu. “Ne mundohemi që të krijojmë një model të suksesshëm të biznesit në industritë në të cilat ne operojmë, në mënyrë që të ndikojmë drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të përgjithshme të punës dhe të drejtave të punëtorëve, në çdo ditë pune”.

Korporata HIB beson se ofrimi i produkteve dhe shërbimeve cilësore në treg është e drejtë themelore e konsumatorëve dhe klientëve, prandaj një qasje dhe orientim i tillë me integritet dhe vlera korporative, ia mundëson biznesit që të ketë gjithnjë punëtorë të motivuar për ta bërë dallimin me cilësi në treg.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads