Ballina, Botë, Ekonomi, Lajme

KOMPANIA U JEP PUNËTORËVE NGA DY PAGA PËR KRISHTLINDJE, POR UA MERR PRAPË

4 mijë e treqind punonjës në kompaninë franceze të sigurimeve AXA në Zvicër kanë marrë dy rroga për muajin dhjetor për shkak të një gabimi të kontabilitetit.

E përditshmja zvicerane “Tages-Anzeiger”, mësoi për këtë gabim dhe AXA e kishte konfirmuar rastin, shkruan albinfo.ch.

Gabimi është për shkak të keqkuptimit midis AXA dhe bankës, thotë kompania franceze, dhe punonjësit mund t’i kthejnë paratë ose t’i mbajnë ato si zëvendësim për pagën në janar.

AXA nuk njoftoi menjëherë se sa para u paguan gabimisht, por duke marrë parasysh pagën mesatare zvicerane prej 85 mijë frangash zvicerane në vit, ka të ngjarë që rreth 30 milionë franga zvicerane të jenë paguar gabimisht.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads