Home Futboll “Kokën lart vëlla, kthehu sa më shpejt”

“Kokën lart vëlla, kthehu sa më shpejt”

17
0
SHARE

​Werder Bremen i ka uruar Milot Rashicës shërim sa më të shpejtë

Talenti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka shkëlqyer në fitoren 3-0 të Werder Bremen ndaj Augsburgut, shkruan Gazeta Express.

Ai shënoi dy gola, në minutat 5’ dhe 28’, para se të largohet nga fusha në minutën e 36’, për shkak të një dëmtimi.

Mediat gjermane kanë raportuar se 22-vjecari ka probleme me shpin, por nuk pritet të mbetet shumë gjatë jashtë fushave, derisa Werderi ka reaguar në Instastory duke i uruar atij shërim të shpejtë.

“Kokën lart vëlla, kthehu sa më shpejt”, shkruan në fotografinë që ka publikuar klubi në Instastory.

Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt, nuk i besoi shumë kosovarit në pjesën e parë të sezonit, por që nga janari, Rashica ka një tjetër rrol dhe është duke shpërblyer besimin e trajnerit.

Ai ka realizuar 4 gola në vitin 2019, teksa numëron gjithsej 5 me Werderin deri më tani në sezonin 2018/19.

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of