Lajme

“Koka është Erion Veliaj”, Rama: Brenda PS ka ‘komplot’…

Kryeministri Edi Rama edhe në këtë dalje publike të fundit për këtë vit para mediave nuk i ka kursyer ironitë për gazetarët, pasi u pyet në lidhje me ndryshimet në qeveri dhe si për ‘përplasje me klane në PS’.

Kreu i qeverisë përfshiu në këtë ‘konspiracion të madh’ kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ish-ministrin Fatmir Xhafaj.

“Përsa i përket konspiracionit. Ka një komplot në PS. Jam i shqetësuar për këtë. Është një lëvizje konspirative. Jemi duke menduar për një gjyq popullor edhe për dënime të rënda, shumë të rënda. Internime, punë të detyruar, dhe nuk diskutohet që koka e këtij komploti është kryetari i bashkisë së Tiranës. Ai është në krye të komplotit, mbështetur nga ish-ministri (Xhafaj). Ka edhe emra të tjerë, por po hetojmë për këto lidhje. Dyshohet shumë edhe për përfshirje të institucioneve të tjera në këtë konspiracion. Ka të dhëna që ka edhe një studim shkencor të Monika Kryemadhit për goditjen me sukses të konspiracionit. Më vjen keq që më kapët gafil. Veliaj mund të dalë në tv sa herë të dojë, të mbjedhë pemë, por ndonjë pemë nga ato do të varet. Kjo do të pasqyrohet edhe në veprën time 21. Dhe një kopje të tyre do jua dedikoj juve të News24.”, tha Rama.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads