Ballina, Futboll, Sport

Klopp synon ta bëjë Shaqirin si Coutinhon

Xherdan Shaqiri po shfaq formë fantastike që kur u transferua në Liverpool gjatë verës së vitit 2018

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp zbulon se është duke punuar fort që ta nxjerrë më të mirën nga Xherdan Shaqiri dhe shton se mesfushori kosovar mund të zhvillohet dhe të bëhet një Philippe Coutinho i ri, shkruan tabloidi britanik “Express”, përcjell Gazeta Express.

Coutinho ishte larguar nga Liverpooli në janar të vitit të kaluar për t’iu bashkuar Barcelonës, ndërsa Shaqiri u bë “Reds” gjatë verës së vitit që shkoi.

Dhe, përfaqësuesi zviceran po mundohet ta arsyetojë besimin e trajnerit gjerman dhe sa herë që i është dhënë rasti e ka treguar veten, me asistime dhe gola, ndërsa kulmin e arriti me dygolëshin e shënuar ndaj Manchester Unitedit së fundmi.

“Ne e gjetëm pozitën ideale për Shaqirin. Është lojtar i mirë. Për momentin jemi në një moment të mirë”, u shpreh fillimisht Klopp, i cili po mendon edhe për ndeshjen e sontme ndaj Manchester Cityt.

“Kualitetet më të mëdha të Xherdanit pa dyshim se janë ato në aspektin ofanziv, driblimet, gjuajtjet, përfundimet dhe krijimi i hapësirave. Gjithashtu, duhet bërë punë të madhe në aspektin defanziv”, shtoi trajneri gjerman.

“Ai mund ta bëjë këtë dhe të bëhet më i mirë ditë pas dite”, përfundoi Klopp.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads