Futboll, Sport

Klopp i godet tifozët e Liverpoolit: Nëse doni sukses të garantuar, gjejeni një sport tjetër

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka kërkuar nga tifozët e klubit të tij që ta shijojnë rrugëtimin deri në fund të këtij sezoni, duke shtuar se nëse ata kërkojnë sukses të garantuar, duhet ta gjejnë një sport tjetër.

Liverpooli do të tentojë ta mbajë rekordin e përsosur pa asnjë disfatë në pjesën e parë të sezonit duke fituar në ndeshjen që zhvillohet sonte kundër Newscastleit. Fitorja në këtë ndeshje do t’ia përforconte djelmoshave të Kloppit pozitën e parë në tabelën e Premierligës, transmeton Gazeta Express.

Triumfi në Premierligë është kthyer në një mani për tifozët e Liverpoolit dhe strategu gjerman ka bërë të ditur se ai është i vetëdijshëm për presionin që po i bëhet atij dhe skuadrës së tij nga personat që e kërkojnë me patjetër titullin e kampionit të Anglisë këtë sezon.

Manchester City ende mbetet favorit për ta fituar këtë titull për shkak se edhe është kampioni në fuqi, mirëpo Klopp beson se skuadra e tij e ka fuqinë mendore ta përballojë çfarëdo sfide që u del përpara.

“Nëse doni sukses të garantuar, atëherë gjejeni një sport tjetër. Nëse kërkoni të jeni të sigurt se në maj do të ndodhë diçka me të vërtetë e veçantë, por nuk dëshironi ta shihni rrugëtimin deri aty, atëherë bëni pak pushim”, ka thënë Klopp.

“Nuk e di ku nuk transmetohet Premierliga, por gjejeni një vend të vogël ku nuk transmetohet dhe shkoni atje. Nëse dëshironi ta shijoni rrugëtimin dhe dëshironi të bëni gjithçka për të qenë sa më të suksesshëm, atëherë jemi të mirëseardhur”.

“Ne duhet të përqendrohemi. Të gjithë ne duhet të jemi kështu dhe të mos ndihemi të stresuar. Kam lexuar se në 10 vitet e fundit klubet që kanë përfunduar të parët në Krishtlindje e kanë fituar titullin, por për Liverpoolin nuk vlen”.

“Wow, ju keni frikë ta thoni këtë sepse mendoni se unë e di. Janë të gjitha gjepura. Çfarë do të thotë? Kemi të bëjmë më skuadër tjetër dhe me kohë tjetër. Asgjë nuk ka ndodhur deri tash, ne nuk mendojmë për majin, por për Newcastle”.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads