Jetë

Kjo është shenja më zemërgjerë e horoskopit, të gjithë e kanë zili zemrën e saj të madhe

‘ Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyre, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!”.

Fjalët e të madhes Nënë Tereza mund të tingellojnë si slogan i ndonjë fushate humanitare, mirëpo nuk është kurrë vonë për të dhuruar pak dashuri, mirëkuptim e mbështetje aty ku kanë nevojë për to. Dhe këtë gjë e di më mirë se kushdo tjetër kjo shenjë horoskopi, e cila është edhe më bujarja e horoskopit. E dini për cilën bëhet fjalë?

LUANI…

U habitët që gjetët Luanin në këtë listë, në të vërtetë nuk keni përse. Edhe pse në pamje të parë Luani të jep përshtypjen e një shenje egoiste, që dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, është krejt e kundërta e këtij përshkrimi. Mund të duket si Luani egoist, i ftohtë dhe kalkulator, por përkundër natyrës konkurruese dhe zakonit për të arritur atë që dëshirojnë me të gjitha mjetet, kujdeset thellë për fatin e të njohurve dhe të afërmve të tij.

Luani mund të mburret me fitoren e tij heroike dhe në të njëjtën kohë të shkojë për të punuar si vullnetar për të pastrehët. U pëlqen që t’u zgjasin dorën njerëzve në nevojë, si dhe bëjnë çmos për t’ju ndihmuar nëse jeni në telashe. Pas kësaj shenje fshihet një zemër e butë dhe e madhe që do ta kishte zili kushdo.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads