Home Ballina Kjo është pozita me pagën më të lartë në Kosovë

Kjo është pozita me pagën më të lartë në Kosovë

19
0
SHARE

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yağcılar, në Puls të KTV-së ka bërë publike listën me 100 pagat më të larta në institucionet shtetërore.

Sipas kësaj liste, i pari më i paguar në Kosovë aktualisht është pozita e Drejtorit menaxhues të Agjencisë së Privatizimit të Kosovës, me rreth 4820 euro. Menjëherë pas kësaj pozite, pagë merr zëvendësi në këtë pozitë, me 4190 euro.

Kujtojmë se së fundi nga kjo pozitë u shkarkua Ekrem Hajdari, ndërsa në vend të tij pritet të emërohet Valon Tolaj, i AAK-së

Në vendin e tretë si më të paguar janë ambasadorët, me 3866 euro. Në vendin e katërt është kreu i Gjykatës Kushtetuese, që merr 3835 euro.

Agjencia e Privatizimit të Kosovës përfshihet në listë edhe me pozita tjera drejtorësh. Listën e plotë mund shikoni më poshtë:

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of