Astrologji, Jetë

Këto katër shenja janë dashnorë perfekt! Megjithatë, vetëm njëri është fitimtar absolut

Astrologjia mund t’ju zbulojë çdo gjë për partnerët, karakteristikat e tyre, por edhe për energjinë seksuale.

Pra, që më parë mund të mësoni se si do të kaloni kur jeni me të, si edhe çka mund të prisni nga ai.

Edhe pse shenjat e tjera karakterizohen me libido të lartë dhe meritojnë titullin “e dashnorit më të mirë”, vetëm njëri ndër ta është fitimtar absolut, transmeton Telegrafi.

Dashi

Dashi i zjarrtë shpejt dhe pa ngurruar do të tregojë energjinë e vet seksuale dhe absolutisht nuk do të brengoset se çfarë përshtypje lë. Pikërisht për vetëbesimin dhe qëndrimin e rrallë dhe energjinë që i ka, e konsiderojnë njërin ndër dashnorët më të mirë ndër shenjat e horoskopit.

Adhuron eksperimentimet, njeh shkëlqyeshëm anatominë e partnerit të vet, si edhe zonat kryesore erogjene. Të gjitha pozat i adhuron.

Ujori

Nëse njihni ndonjë Ujor, atëherë me siguri jeni takuar me arrogancën intelektuale të tij, i cili mund t’ju refuzojë apo t’ju tërheqë si me magnet. Meqenëse Ujorët në jetë janë tipa ekscentrikë, po ashtu janë edhe në sferën e dashurisë.

Kjo shenjë ka shije specifike me rastin e zgjedhjes së partnerit, prandaj ndonjëherë as vetë nuk janë të sigurt se çfarë në të vërtetë i tërheq. Edhe pse në fazën e hershme të jetës bëjnë zgjedhje të keqe, më vonë në bazë të përvojës, saktë dinë se çfarë u nevojitet. Janë dashnorë të përsosur, kënaqen me lojërat seksuale.

Peshqit

Peshqit konsiderohen dashnorë shumë të butë, të cilëve mundeni plotësisht t’u besoni. Ata nuk janë të prirë të tradhtojnë, por kurrë nuk do ta lënë pas dore familjen, sepse atë e konsiderojnë tepër të rëndësishme.

Meshkujt e shenjës së Peshqve karakterizohen si partnerë shumë të dëshiruar për seks, posaçërisht janë të mirë kur e dashurojnë seriozisht dikë.

Akrepi

Megjithatë, fitimtari absolut është Akrepi. Kjo shenjë është sinonim i seksualitetit, erotikës dhe i të gjitha manifestimeve të dashurisë trupore, por është e njohur që edhe astrologjia antike i ka dhënë titull nderi si dashnori më i mirë.

Megjithatë, janë të rrallë meshkujt e shenjës së Akrepit të cilët të gjitha emocionet e veta ia falin një femre, prandaj duhet të jeni të kujdesshëm. Tek ajo është e lehtë të dashurohesh, sepse pushton me shikimin depërtues dhe seksipilitetin i cili shpeshherë është i parezistueshëm.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads