Ballina ShowBiz Këto janë gratë më të bukura të politikanëve kosovar (FOTO)

Këto janë gratë më të bukura të politikanëve kosovar (FOTO)

376
0
SHPËRNDAJE

Femrat shqiptare kanë rrëmbyer çdoherë faqet kryesore të mediave rozë, shkruan Magazina.al.

E kjo për faktin se format trupore bombastike, përkujdesja e shumtë dhe zhveshjet e herë pas hershme kanë bërë që mediat të shkruajnë për to. Por, jo vetëm këngëtaret janë pjesë e këtyre. Së fundmi, ato që kanë tërhequr vëmendjen janë gratë e politikanëve kosovar të cilat janë bërë fytyra publike, madje duke u komentuar për çdo lëvizje që bëjnë.

Lola Haradinaj, Violeta Veseli, Anita Muçaj dhe Myrvete Bajrami janë disa prej tyre. E si dhe ku kanë investuar politikanët e njohur këtë e shohim përmes imazheve në vazhdim.

Lola Haradinaj

Lola Haradinaj është gruaja e deputetit, Daut Haradinaj me të cilin tashmë ka edhe dy fëmijë. Lola shquhet për pamjen e saj unike dhe me shumë stil. Në çdo imazh të saj, shfaq atraktivitetin dhe buzëqeshjen e ëmbël që ka.

Violeta Veseli

Se Violeta është elegante dhe mjaft e bukur këtë na e ka dëshmuar shumë herë. Ajo është e martuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin me të cilin ka katër fëmijë. Violetën e kemi parë shumë shpesh përkrah burrit të saj e cila padyshim që shkëlqente në çdo paraqitje.

Anita Muçaj

Prezantuesja e njohur Anita Muçaj është gruaja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Anita shquhet për elegancën dhe transparencën që shfaq tek publiku. Ajo me Ramushin është e martuar prej kohësh, me të cilin ka tre fëmijë. Padyshim, që radhitet tek gratë e bukura të politikanëve të njohur.

Myrvete Bajrami

Myrvete Bajrami është gruaja e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit. Me një pamje të tillë, Myrvetja cilësohet ndër gratë më të bukura të politikanëve edhe pse shpesh akuzohet për ndërhyrje kirurgjike. Për publikun është bërë e njohur edhe si këngëtare. Ajo është nënë e katër fëmijëve, madje vajzat e saj janë mjaft të përfolura në shoubizin shqiptar.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments