ShowBiz

Këta yje botërorë “lënë kokën” për Luanën

Nuk është më habi që “Shiko kush luan” nga Luana Vjollca të na surprizojë në çdo puntatë.

Edhe këtë të shtunë argëtimi ishte kryefjala e emisionit.

Surpriza e radhës ishte pikërisht pjesëmarrja e Luanës në njërën nga sfidat e emisionit. Në lojën “Ndaje ose pije” moderatorja bukuroshe “u detyrua” nga stafi i saj të tregonte për publikun diçka tepër private të cilen se kishte treguar asnjëherë më parë.

E gjendur përballë këtij vendimi, Luana na surprizoi me deklaratën e saj. Ajo tregoi se katër prej emrave më të njohur të showbizit-it botëror i dërgonin herë pas here mesazhe në Instagramin e saj ku ka 1.3 miljonë ndjekës. Bëhet fjalë për dy reperët Tayga dhe The Game si dhe dy DJ e njohur Calvin Harris dhe DJ Snake.

Edhe pse jemi tepër kuriozë, nuk e dimë se si ka vijuar biseda mes bukuroshes dhe këtyre personazheve të njohur. Por duhet ta pranojmë që djemtë  nuk kanë aspak faj pasi të gjithë tanimë jemi të vetëdijshëm se Luana Vjollca është një ndër vajzat më të bukura të ekranit shqiptar.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads