Ballina, Kosovë, Lajme

Këta janë dy pjesëtarët e UÇK-së të cilëve EULEX-i iu ngriti sot aktakuzë

Misioni evropian, EULEX ka ngritur sot aktakuzë ndaj gjashtë personave të cilët lidhen me mashtrim dhe ushtrim të prostitucionit.

Dy prej tyre ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bëhet fjalë për ish-komandantin, Vesel Aruqajn si dhe Sherem Jasharin, që njihej si komandant i AKSH-së, organizatës kjo ilegale.

Të njëjtit para disa vitesh ishin të arrestuar pasi të njëjtit me vete kishin 12 kilogramë eksploziv.

Ndryshe, një prokuror i EULEX-it e ka ngritur një aktakuzë kundër gjashtë (6) të pandehurve. Ata akuzoheshin për veprat penale Posedim i paautorizuar i armëve, Mundësim ose detyrim në prostitucion, Ushtrim i ndikimit, Mashtrim dhe Falsifikim të dokumenteve.

Policia e Kosovës dhe e EULEX-it i kanë filluar hetimet e tyre të përbashkëta në janar të vitit 2016. Hetimet kanë sjellë deri te zbulimi i një rrjeti ilegal të tregtimit të armëve dhe një sasie të armëve që përbëheshin nga eksplozivë dhe dy armë automatike. Përveç këtyre, në posedim të pandehurve ishin kapur edhe disa armë tjera të ndryshme.

Të pandehurit pretendohet se kanë ushtruar ndikim në mënyrë që të siguronin statusin dhe më pastaj edhe pensionin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së në këmbim të një pagese deri në një mijë euro. Të pandehurit kësisoj e kanë dëmtuar buxhetin shtetëror të Kosovës.

Tre të pandehur janë akuzuar për veprat penale në lidhje me këto veprimtari (Ushtrim i ndikimit, Mashtrim dhe Falsifikim të dokumenteve), nga të cilët dy ishin falsifikuesit e këtij statusi me anë të mashtrimit, ndërsa njëri ishte përfitues i statusit të falsifikuar të veteranit të luftës.

Në të njëjtën kohë, njëri nga të pandehurit ishte përfshirë edhe në shtytjen dhe aranzhimin e marrëdhënieve seksuale me pagesë ndërmjet një gruaje dhe disa burrave; duke përfituar nga kushtet e rënda ekonomike të saj dhe duke përfituar nga kjo veprimtari.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads