Kosovë, Lajme

Këta janë anëtarët e bordit të “Ibër-Lepencit” që u shkarkuan sot (Dokument)

Qeveria e Kosovës i ka shkarkuar sot katër anëtarë të bordit të Ndërmarrjes Ibër-Lepenci, me propozim të ministrit të Zhvillimit Ekonomik.Me vetëm tri abstenime është marr vendimi i qeverisë, ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se zëvendësimi i tyre do të bëhet nga lista e pritjes, pra nuk do të ketë konkurs të ri.“Plotësimi i bordit bëhet me anëtarët e bordit që kanë qenë në listën e pritjes”, tha Haradinaj pas interesimit të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri nëse do të ketë konkurs të ri.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se e përkrah propozimin e ministrit Lluka pasi këta anëtar të bordeve e kanë shkelur një vendim të ministrit, shkruan lajmi.net.“Ka diçka që më bon me përkrah vendimin e ministrit Lluka, nëse ky i shkruan një kompanie mos i boni këto e ata i bëjnë, unë qëndrojë prapa ministrit. Këto ndërmarrje kanë pas liri të tepërt, si rasti i Telekomit”, ka thënë Haradinaj.Por kush janë këta katër anëtarë të bordit që u shkarkuan sot?Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka për shkarkimin e katër anëtarëve të bordit e ka përdorur si pretekst një vendim të këtij bordi ku ndër tjerash parashihej rritja e pagave dhe marrja e pagës së 13-të për të gjithë punëtorët e ndërmarrjes “Ibër Lepenc”.

Ministri Lluka, në arsyetimin e vendimit për shkarkim e katër anëtarëve të Bordit, është nisur nga vendimi i tyre që ishte në kundërshtim me vendimin e tij për ndalës të bonuseve, si dhe kompania kishte humbjes mbi 4 milionë euro të kësaj ndërmarrje vitin e kaluar. Bordi i Iber-Lepencit kishte marr vendim për ndarjen e shpërblimit në lartësi prej 50% të honorarit themelor vjetor për anëtarët e Bordit të Drejtorëve për vitin 2017, si dhe pagë mujore shtesë (paga e 13-të) për të gjithë të punësuarit e Ibër Lepencit, shkruan lajmi.net.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads