Ballina, Kosovë, Lajme

Keqpërdorime në ndërtimin e kompleksit në Mejë, Haradinaj kërkon nisjen e hetimeve nga Lumezi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, që të nisë hetimet për pretendimet e banorëve se janë bërë keqpërdorime rreth ndërtimit të kompleksit memorial në Mejë të Gjakovës.

Në kërkesën e tij drejtuar Lumezit, Haradinaj ka thënë se është e rëndësisë së veçantë që memorja historike kombëtare të jetë kredibile dhe pa afera të mundshme të cilat mund të dëmtojnë pastërtinë e përpjekjeve për çlirim dhe liri.

“Sot, i jam drejtuar kryeprokurorit të Shtetit, z. Aleksandër Lumezi, që në mandatin e tij ligjor të fillojë menjëherë, në koordinim me Policinë e Kosovës, hetimin për keqpërdorimet të cilat janë shprehur si shqetësim nga banorët rreth ndërtimit të Memorialit në Mejë të Gjakovës.

Ne nuk do të lejojmë që keqpërdorimet e mundshme të degradojnë pastërtinë e përpjekjeve tona për çlirim dhe liri. Memorja jonë historike kombëtare është trashëgimi për brezat që vijnë”, ka shkruar Haradinaj.

 

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads