Ballina Jetë Katër rregullat që nuk duhet t’i thyeni në dashuri

Katër rregullat që nuk duhet t’i thyeni në dashuri

420
0
SHPËRNDAJE

Jeta do të ishte shumë më e lehtë nëse do të kishim një manual se si të veprojmë në situata të vështira.

Megjithatë, ndonëse nuk kemi manual se si të sillemi në raste të caktuara, nuk do të ishte keq të dimë disa ‘truqe’ në jetë.

Prandaj po ju sjellim disa sekrete për një lidhje dashurie të lumtur, në harmoni dhe mbi të gjitha jetëgjatë.

Rregullat që i gjeni më poshtë, mos i thyeni asnjëherë!

Nuk mund ta bëni dikë t’iu dashurojë

Njerëzit nuk janë të obliguar t’iu kthejnë dashurinë. Edhe ju nuk do të ishit në gjendje t’ia kthenit dashurinë dikujt që është kokë e këmbë i dashuruar në ju, nëse edhe juve nuk ju pëlqen, apo jo?

Ne duhet të trajtojmë ndjenjat dhe zgjedhjet e të tjerëve me respekt.

Nëse njeriu që ju e doni, nuk ua kthen dashurinë, është krejt në rregull. Ndoshta thjesht nuk ia vlen!

Nëse ju do, do ta ndjeni

Ju patjetër se do ta ndjeni nëse dikush ju ka përzemër. Ai/ajo kalon shumë kohë me ty, të respekton, kujdeset për ndjenjat tua, të mbështet dhe gjithmonë është me ty – pavarësisht se çfarë ndodh.

Por nëse partneri juaj gjithmonë duket se nuk ka kohë për ju është një arsye për ta ndalë pak hapin, ta shihni gjithë situatën dhe të mos i justifikoni më.

Duhet ta duani veten, në mënyrë që të mund ta duani dikë

Ta doni veten nuk është egoizëm as nuk është mbivlerësim për veten – është thjesht respekt për ndjenjat dhe dëshirat tua.

Kjo do të thotë që kurrë nuk do ta tradhtoni veten për hir të kënaqësive të dyshimta ose për t’i shërbyer dikujt që është indiferent ndaj jush.

Nëse dini se si ta doni veten, do t’i trajtoni edhe njerëzit e tjerë me dashuri dhe respekt dhe nuk do ta bëni partnerin tuaj të bëjë diçka kundër vullnetit të tyre.

Mos e mbani me ju dikë që nuk ju do më

Ky është një gabim i zakonshëm. Pavarësisht sa e ashpër mund të tingëllojë, askush nuk është i obliguar t’iu dojë përgjithmonë, ani pse mund t’i keni tre fëmijë bashkë apo se keni kaluar shumë gjëra së bashku.

Nëse nuk ka më dashuri, mendoni se çfarë është më e mira – jepini fund dhe mbetni miq të mirë.

Hapini rrugë një aventure të re dhe mos e jetoni jetën që nuk ju bën të lumtur.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments