Jetë

Kaq e pati beqaria! 3 shenjat e horoskopit që do gjejnë dashurinë në 2019-n

Në qoftë se viti që po lëmë pas ju gjeti “single”, edhe pse më mirë vetëm sesa i,e tradhtuar, duket se 2019-ta do t’u japë zgjidhje një herë e mirë të gjitha problemeve të zemrës.

Këtë nuk e themi ne, por yjet që kanë parashikuar histori të reja dashurie në horizont për 3 shenjat e mëposhtme.

Kështu që merrni laps e letër dhe mbani shënime, pasi vitin tjetër ju presin surpriza emocionuese.

1. DASHI

Të lindurit në shenjën e parë të horoskopit pritet të kenë një vit sa më intensiv, për sa i përket çështjeve sentimentale.

Vendosja e Uranit në Dash në ditët e para të janarit do të sjellë energji të reja për ju dhe njerëzit përreth.

Do të ndiheni gjithë kohës të mikluar dhe joshur nga personat që ju rrethojnë, si dhe më në fund do të mund të gjeni atë që kërkonit prej kohësh.

Kujdes, mundoheni të shmangni një takim me një “ish” gjatë pranverës, pasi mund të rindezë pasionin e shuar.

Yjet ju këshillojnë t’ia evitoni vetes këtë marrëdhënie toksike.

2. LUANI

Yjet dinë gjithçka, megjithatë në rastin e kësaj shenje duhet të falënderoni planetet për ndryshimet e reja në jetën tuaj në çift.

Bashkëpunimi i Diellit, planetit udhëheqës të Luanit, me Saturnin dhe Marsin do t’ju ndihmojë që të gjeni më në fund dashurinë e vërtetë.

Të gjithë ata që kanë dalë nga një marrëdhënie afatgjatë nuk duhet të frikësohen nga rreziku i dështimit, apo të mos qenit në lartësinë e duhur për të provuar emocione të reja.

Kjo është një sfidë që do ta kaloni me sukse.

Gjysma e parë e vitit 2019-të do të shoqërohet kryesisht me flirtime dhe ndjesi sporadike, kurse vjeshta është ajo që do t’ju të bëjë të ndieni sërish fluturat në stomak.

Shijojeni!

3. PESHQIT

Peshqit janë një ndër shenjat më të ndjeshme të zodiakut.

Janë vazhdimisht në kërkim të emocioneve të reja, atyre emocioneve që të trondisin qenien, mirëpo 2018-ta nuk është treguar aq bujare me ta.

Mos u pezmatoni, ju pret një vit i mbushur me njohje të reja.

Neptuni do t’ju bekojë me energji të reja kozmike që do të tërheqin vëmendjen e të gjithëve.

Në ndryshim nga lidhjet e mëparshme, marrëdhënia e re do të ngjizet edhe nga një kimi intelektuale.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads