Home Futboll Kapiteni i Ajaxit s’e dinte për VAR-in, e pyeti gjyqtarin në tunel:...

Kapiteni i Ajaxit s’e dinte për VAR-in, e pyeti gjyqtarin në tunel: A ka VAR sonte?

59
0
SHARE

Kapiteni i Ajaxit, Matthijs de Ligt, për çudi nuk ishte në dijeni se VAR-i, video asistenti i gjyqtarit, do të përdorej në ndeshjen e mbrëmshme mes skuadrës së tij dhe Real Madridit në Ligën e Kampionëve. Ai e pyeti gjyqtarin kryesor para ndeshjes nëse do të kishte VAR.

De Ligt iu afrua gjyqtarit të ndeshjes mes Ajaxit dhe Real Madridit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, Damir Skomnias, për ta pyetur nëse VAR-i do të ishte në përdorim, transmeton Gazeta Express.

UEFA vendosi se VAR-i do të përdorët në Ligën e Kampionëve nga faza e eliminimit direkt, dhe duket e pakuptueshme sesi një lojtar pak para ndeshjes nuk është në dijeni për një gjë të tillë.

VAR-i u përdor një ditë para ndeshjes së Ajaxit, në takimet mes Manchester Unitedit dhe PSG-së, si dhe mes Romës dhe Portos.

“Ka VAR në ndeshje, apo jo?” mbrojtësi holandez e pyet gjyqtarin. E Skomina i përgjigjet: “Po, po ka VAR.”

VAR-i pati rol në ndeshjen e Ajaxit, pasi ua anuloi holandezëve një gol për pozitë jashtë loje dhe faull ndaj portierit të Real Madridit Thibaut Courtois.

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of