Sport, Sporte tjera

“Juventus, Inter dhe Milan kërkuan Hamsikun”

Kryetari i Napolit, Aurelio di Laurentiis ka treguar që AC Milan dhe Juventus e kanë pyetur atë për Marek Hamsikun vite më parë, por lojtari nuk dëshiroj që të largohet nga San Paolo

Hamsik po ashtu kërkoi për t’u larguar nga Napoli këtë verë. Klubet kineze ishin shumë të interesuar për sllovakun, por Hamsik vendosi të qëndrojë.

Di Laurentiis në një intervistë të dhënë për Sky kohëve të fundit, ka thënë se kapiteni i Napolit nuk e ka befasuar me këtë vendim.

“Hamsik? Moratti e kërkoi atë dsisa vite më parë. Allegri, po ashtu e kërkoj kur ai ishte edhe në Milan edhe në Juventus. Por ai qëndroi me ne”.

Di Laurentiis e dha këtë intervistë pas fitores se Napolit kundër Crvena Zvezdës, derisa blutë pritet që të përballen në një ndeshje decizive dy javë më pas me Liverpool që do të përcaktojë emrin e dytë finalistë për në 16 skuadrat më të mira në Europë.

31 vjeçari Hamsik ka bërë tetë paraqitje në Serie A këtëë sezon, por është paraqitur vetëm pesë herë në Ligën e Kampionëve, dyuke shënuar një herë dhe asistuar po ashtu njëherë gjatë këtij sezoni. 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads