ShowBiz

Ju kujtohet “Madona shqiptare”? Shikoni si duket ajo sot

Dikur ajo ishte një ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare e cila guxonte me veshjet e saj ekstravagante kur shumë pak të tjera e bënin.

Mirëpo prej vitesh Elda Shabani, e njohur për publikun shqiptar me pseudonimin “Madonna shqiptare” i mungon skenës tonë.

Ajo u shfaq pak vite më parë në emisionin “Zonë e Lirë”, mirëpo që atëherë u largua sërish për në Zvicër ku jeton prej vitesh dhe nuk është bërë më “e gjallë” për publikun shqiptar.

Mirëpo me çfarë merret Elda gjithë këtë kohë? Përveçse është nënë e dy fëmijëve, një djali që pret të fillojë universitetin dhe një vajze të mitur, këngëtarja ka nisur të prezantojë një emision për të gjithë shqiptarët e Zvicrës.

Këtë e ka njoftuar ajo vetë në rrjetet sociale, duke thënë se do të jetë një emision familjar dhe serioz dhe do të qëndrojë larg politikës.

Elda është e martuar me një zviceran ndërsa së fundmi shihet se është bërë brune dhe pamja e saj e jashtme ka ndryshuar shumë. Ajo duket shumë e re dhe kjo falë operacioneve plastike, të cilat i ka pranuar vetë në daljen e fundit publike.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads