Sport, Sporte tjera

Joshua iu bën thirrje Wilderit dhe Furyt: Ejani cili të doni

Edhe pse ende nuk ka kaluar as një javë nga meçi mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury, boksieri i famshëm anglez, Anthony Joshua, ka kërkuar që të ndeshet me cilindo nga ata të dy për ta dëshmuar se është më i miri në botë.

Kampioni Olimpik i është përgjigjur komenteve të Wilderit, i cili kishte thënë se është i interesuar të ndeshet me Joshuan, por duke e akuzuar anglezin se ai dëshiron t’i ikë meçit mes tyre, transmeton Gazeta Express.

Por, Joshua e ka dëshmuar se ai nuk i frikësohet as Wilderit e as Furyt, duke postuar në llogarinë e tij në Twitter, për t’i thirrur për një meç këta të dy.

“Pse mori ky budalla një kohë kaq të gjatë? Sikur ne të mos jemi të interesuar?!! Të lumtë, Fury! Ata tentuan të të mposhtin pasi që menduan se ti ishe i përfunduar! Do të jem i drejtë kundër teje kurdo që të jesh gati! Cilido nga ju”, ka shkruar Joshua në Twitter.

Sipas Sky Sports, Joshua preferon të ndeshet me Wilderin për t’u bërë kampioni i padiskutueshëm në boks, duke i mbajtur titujt WBC, WBA, IBF dhe WBO nëse e fiton këtë meç.

Përgjigja e Joshuas vjen vetëm tre ditë pasi Wilder u ndesh me Furyn për titullin WBC. Ky meç përfundoi baras, dhe tani duket se Joshua do të duhet të presë për t’u ndeshur me njërin nga këta dy, pasi që ata duan ta zhvillojnë edhe një rimeç.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads