ShowBiz

Jennifer Lopez merr gjithë vëmendjen me paraqitje glamuroze në premierën e filmit të saj

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, arrin gjithmonë që të rrëmbejë vëmendjen me paraqitjet e saj.

Përveçse këngëtare, ajo di të jetë edhe një aktore e shkëlqyer, dhe këtë e ka vërtetuar duke u bërë pjesë e filmit “Second Act”.

Premeira e këtij filmi është dhënë të enjten në New York, ku prezente ka qenë edhe vet Lopez.

48-vjeçarja i ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj glamuroze, veshur me një fustan ngjyrë rozë të hapur para, dhe të lëshuar prapa.

Me një grim të lehtë në fytyrë, ajo bëri që e gjithë vëmendja të pasohet nga ajo.

Në tapetin e kuq të premierës, Jennifer u pa e shoqëruar nga i dashuri i saj, Alex Rodriguez.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads