Astrologji, Jetë

JA SI DUHET TË JETË SHPIRTI JUAJ BINJAK, BAZUAR NË SHENJËN E HOROSKOPIT

Shenja jonë e horoskopit mund të tregojë vërtet shumë për ne, sidomos për pjesën e dashurisë: ja cilët janë partnerët e duhur në varësi të shenjës së horoskopit.

Dashi: Jeni në kërkim të një partneri inteligjent që do e plotësojë jetën tuaj, jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në aspektin mendor. Për ju, nëse një marrëdhënie nuk është tërheqëse nga ana mendore, nuk zgjat.

Demi: Ajo që juve dëshironi më shumë, është të keni në krahë dikë që të dijë t’ju joshë më romanticizmin e vet, si dhe të vlerësojë çdo gjë të bukur tek ju.

Binjakët: Jeni vagabondë në shpirt, ju pëlqen të përfshiheni shumë në marrëdhënie dhe filloni të ëndërroni gjëra që partnerët tuaj mund të mos i realizojnë dot. Keni nevojë për dikë që jo vetëm të vlerësojë ambiciet tuaja, por edhe t’ju falë pak nga sensi i vet praktik si dhe t’ju mbajë me këmbë në tokë.

Gaforrja: Kush është pjesë e kësaj shenje, është shpesh shumë i ndjeshëm nga ana emocionale dhe ka nevojë për dikë që të lidhet shpirtërisht me emocionet e tij/saj. Nëse nuk ekziston kimia e duhur, ose nëse personi tjetër nuk arrin t’ju kuptojë se si ndiheni, lidhja juaj nuk ka për të funksionuar.

Luani: I pëlqeni shumë t’i shfaqni raportet tuaja pasionante dhe nuk fshiheni asnjëherë, madje as në publik. Madje, një gjë e tillë ju bën edhe të ndiheni mirë. Është e rëndësishme të theksojmë se, kush lind nën këtë shenjë, ndjen shumë krenari për partnerin e vet, ndaj të njëjtën gjë e kërkojnë edhe tek partneri për veten e tyre.

Virgjëresha: Gjendeni shpesh në marrëdhënie ku partneri juaj merr kontrollin e lidhjes dhe kjo ndonjëherë ju bën të përfshiheni në lidhje problematike, si dhe të kujdeseni pak ose aspak për veten tuaj. Ndaj, duhet të gjeni jo vetëm personin e duhur, por edhe të mendoni për t’u kujdesur për veten.

Peshorja: Jeni romantikë të pandreqshëm. Për ju dashuria është e mundur, vetëm kur është e vërtetë dhe e pastër. Madje edhe në shtrat doni ta bëni çdo gjë në mënyrën e duhur “sipas traditës”. Partneri juaj duhet të ndryshojë pak rutinën tuaj, si dhe t’i japë pak dinamikë karakterit tuaj.

Akrepi: Jeni pak shpirtra të trazuar, por në fund arrini të ndërtoni marrëdhënie të sinqerta me ata që arrijnë ta fitojnë besimin tuaj. Ju keni nevojë për dikë që nuk ju gjykon, por që ju vlerëson për sinqeritetin tuaj.

Shigjetari: Jeni skeptikë për sa i përket aspektit të dashurisë. Për ju nuk ekziston “partneri për gjithë jetën”, por kjo nuk do të thotë se nuk besoni tek ndjenjat. Ju e kuptoni se çdo person shpreh me veten e tij një botë ndryshe dhe në botë ekzistojnë plot shpirtra binjakë. Por nëse doni në krahë një person për gjithë jetën, atëherë duhet të kërkoni dikë që t’ju bëjë të humbni mendjen deri në pikën që të mos e ndjeni të nevojshme të dini gjithçka.

Bricjapi: Jeni shumë ambiciozë dhe përpiqeni të ndërtoni marrëdhënie ku kontrollin e lidhjes ta keni juve në dorë. Juve ju nevojitet dikush që beson në ndjenjat tuaja dhe e kupton vizionin tuaj për gjërat.

Ujori: Kush është pjesë e kësaj shenje, sheh gjithë jetën e tij tek partneri. Keni një entuziazëm t madh, por bëni kujdes se mos manipuloheni nga partnerët tuaj për qëllimet e tyre, pasi më vonë do ta keni tepër të vështirë të rindërtoni sërish jetën dhe identitetin tuaj.

Peshqit: Shpirti juaj binjak është dikush që do t’ju shtyjë të jetoni dhe të gjeni diçka pozitive në çdo ditë të jetës suaj. Ju jeni në kërkim të dikujt që t’ju nxjerrë nga rutina juaj dhe t’ju bëjë të zbuloni gjëra të reja, për të cilat ta vlerësoni jetën tuaj.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads