Home Receta Gatimi Ja sa lëng limoni duhet të përdorni për pastrimin e veshkave

Ja sa lëng limoni duhet të përdorni për pastrimin e veshkave

145
0
SHARE

Një limon i plotë përmban 139 përqind të dozës së rekomanduar të vitaminës C.Kjo e bën limonin, një prej agrumeve më të mira për shëndetin e organizmit.

Përveç vitaminës C, limoni është i pasur edhe me vitaminën B6, A, E por edhe mineralet kalçium, hekur, magnez, klium, zink, fosfor dhe bakër.

Limoni është një agrume e pasur me antioksidantë që luftojnë sëmundjet si kanceri, diabeti, konstipacioni, tensioni i lartë i gjakut e të tjerë.

Në mjekësinë popullore besohet se lëngjet e pasura me vitaminë C mund të shkrijnë gurët në veshka, por këto pretendime nuk janë të mbështetura plotësisht nga shkenca.

Sidoqoftë, kjo e fundit pranon që lëngu i limonit është mirëbërës për shëndetin e veshkave.

Gurët e veshkave ndahen në 4 kategori sipas faktorit që nxit formimin e tyre.

Këtu përfshihet: faktori genetik, infeksioni në veshka, konsumi i tepruar i mishit, peshkut dhe gocave të detit apo akumulimi i depozitave të kalçiumit.

Gurët si pasojë e këtyre depozitave janë më të zakonshme.

Si Ndikon Lëngu i Limonit Tek Gurët Në Veshka

Lëngu i limonit përmban sasi të larta të acidit citrik dhe atij askorbik që njihet ndryshe si vitamina C.

Këto acide ulin gjasat e formimit të gurëve në veshka si pasojë e depozitave të kalçiumit.

Kësisoj, ekspertët thonë se lëngu i limonit mund të ndalojë formimin e gurëve në varësi të faktorit që i nxit ato.

Sasia e Nevojshme e Lëngut të Limonit

Një sasi prej 60-120 ml lëng limoni ofron sasi të mjaftueshme të acidit citrik dhe shumë antioksidantë që mirëmbajnë shëndetin e veshkave.

Lëngu i limonit duhet të jetë i freskët dhe i shtrydhur nga një limon.

Lëngjet e paketura nuk përmbajnë enzima apo ushqyes thelbësorë.

Lëngun e limonit mund ta përzieni në çaj, mjaltë ose të bëni limonatë me të dhe ta pini rregullisht gjatë ditës.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of