Ballina Sport Futboll Ja pse Lineker mendon që Liverpool do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Ja pse Lineker mendon që Liverpool do ta fitojë Ligën e Kampionëve

284
0
SHPËRNDAJE

Legjenda e Anglisë, Gary Lineker ka bërë një postim shumë interesant në rrjetet sociale, ku ai mendon se do të jetë ekipi nga Anfield Road që do ta fitojë sivjet Ligën e Kampionëve

Ai në një status thotë se “herën e fundit që katër gjysmëfinalistë në Ligën e Kampionëve ishin një nga Anglia, një nga Spanja, një nga Gjermania dhe një nga Anglia, ka fituar Liverpool”.

Në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të vitit 1981 nuk ka pasur shumë ndryshime me emrat e klubeve që kanë marrë pjesë në atë kohë në këto gara, transmeton GazetaExpress.

Nga Anglia ishte Liverpool, nga Spanja Real Madrid, nga Gjermania Bayern dhe nga Italia Interi.

Liverpool kishte eliminuar Bayern Munchen në gjysmëfinale. Loja e parë në Liverpool kishte përfunduar me rezultat 0-0, kurse Liverpool kishte fituar në Gjermani me rezultat të ngushtë 1-0.

Kurse Real Madrid e kishte eliminuar Interin. Ndeshja e parë në Madrid kishte përfunduar me rezultat 2-0 për Los Blancos, të cilët kishin humbur në Itali me rezultat 1-0, por që kishin kaluar në finalen e 9 atëbotë në këtë garë.

LIverpool kishte fituar kundër Galaktikëve me rezultat të ngushtë në finale që u zhvillua në Parc de Princes në Paris me rezultat 1-0.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments