Ballina Sport Futboll Ja kush e filloi një tjetër iniciativë për grumbullimin e parave për...

Ja kush e filloi një tjetër iniciativë për grumbullimin e parave për Xhakën e Shaqirin

377
0
SHPËRNDAJE

Dje FIFA mori vendimin për të dënuar me nga 10.000 franga zvicerane, secilin nga dy golashënuesit e ndeshjes Zvicër – Serbi, për shkak se festuan duke e bërë shqiponjën.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pasi u ndëshkuan me gjobë nga FIFA, në rrjete sociale filloi një iniciativë për grumbullimin e të hollave për t’i paguar gjobat e tyre, por edhe të kapitenit të Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, ku deri sot janë grumbulluar përafërsisht rreth 10.000 euro.

 

Mirëpo , së fundmi ka befasuar një tjetër person, i cili e ka filluar edhe një iniciativë për grumbullimin e mjeteve për ta paguar gjobën e dy futbollistëve që luajnë për Zvicrën, por që kanë prejardhje nga Kosova.

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është personi i radhës që e ka nisur iniciativën tjetër dhe i cili në profilin e tij në Facebook, publikoi nismën “Mos kini frikë nga shqiponja!”, që është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën e FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.“MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

 

Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, në Raiffeisen Bank është hapur llogaria MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA! Kjo llogari u hap falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falenderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë”, ka shkruar Edi Rama. /Insporti.com

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments