Kosovë, Lajme

Ja çka thotë gjenerali serb Stojanoviç për rezistencën e Jasharajve

Njëri nga gjeneralët e ushtrisë së Serbisë Momir Stojanovic ka deklaruar se në aksionin e Prekazit kanë marr pjesë grupet më elitare të policisë së Serbisë, por edhe për kundër kësaj, depërtimi i tyre për tri ditë të shtëpitë e Jasharajve ka qenë i pamundur për shkak të rezistencës se Jasharajve.

Kjo sipas tij, e ka shtyrë policinë t’i kërkojë ndihmë ushtrisë e cila me 7 mars e ka dërguar një njësi të Korpusit III cila ka përdor artileri të rëndë duke përfshirë edhe tanke me qellim të depërtimit.

“Rezistenca e Jasharejve ka qenë e fortë dhe këmbëngulëse” thotë Stojanovic.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads