Ekonomi

Ishte kundër projektit ‘Kosova e Re’, jep dorëheqje Presidenti i Bankës Botërore për t’iu bashkuar kompanisë pro qymyrit

Shefi i Bankës Botërore (BB) Jim Yong Kim, që u tërhoq nga një projket për energji qymyri në vend si ‘Kosova e Re’, dje u punësua në një korporatë ndërkombëtare që është investitor i projekteve të qymyrit në tri kontinete të botës.

Edhe pse ishte shquar si person në përkrahje të zhvillimit të projekteve të energjisë së ripërtrishme, Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti për t’iu bashkuar një kompanie private që përkrahë projekte qymyri dhe organizatës që kishte themeluar kohë më parë, ani pse i njejti kishte deklaruar se Banka që ai përfaqëson nuk përkrahë projekte të qymyrit dhe rrjedhimisht edhe projektin e Kosovës së Re.

Kim i është bashkuar Global Infrastructure Partners, një firme private që për fokus ka nxitjen e investimeve në infrastrukturë në vendet në zhvillim. Në uebfaqe të kësaj kompanie, në listën e projekteve të energjisë janë të listuara edhe projekte të prodhimit të energjisë nga qymyri.

Kristalina Georgieva me shtetësi Bullgare, aktualisht Kryeshefe Ekzekutive, do të jetë Presidente e përkohshme e Bankës Botërore duke filluar nga data 1 shkurt 2019.

Në Shtator të vitit të kaluar Kim kishte deklaruar se Banka Botërore ka marrë vendim për të mos përkrahur më projekte të qymyrit në Ballkan, duke përfshirë edhe termocentralin Kosova e Re në Kosovë.

Janë bërë më shumë se dhjetë vite prej se Kosova kishte filluar procedurat për ndërtimin e termocentralit të ri dhe pas një dekade përshtatjeje me rregullat e Bankës Botërore, e njejta ka dështuar të marrë pëlqimin për ndërtimin e tij.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads