Home Futboll Ish-ylli i United – Ronaldos: Braktise Real Madridin dhe shko në Juve...

Ish-ylli i United – Ronaldos: Braktise Real Madridin dhe shko në Juve nëse do të luash deri më 2050

147
0
SHARE

Patrice Evra e ka këshilluar Cristiano Ronaldon ta braktisë Real Madridin dhe t’i bashkohet Juventusit, duke shtuar se gjiganti italian është i vetmi klub që ai duhet t’i bashkohet patjetër.

Mediat të ndryshme në Spanjë dhe Itali raportojnë se tashmë është arritur marrëveshje në vlerë 100 milionë euro për transferimin e Ronaldos në Juventusi, me portugezin që dëshiron ta dëshmojë se mund ta fitojë Ligën e Kampionëve me klubin torinez në moshën 33-vjeçare, transmeton Gazeta Express.

Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Juventusit, Patrice Evra, ka folur për Ronaldon gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt në llogarinë e vet në Instagram.

“Të gjithë më pyesin, Pat, çfarë mendon? Nuk kam folur me Ronaldon për këtë, por këshilla ime është, nëse ai dëshiron të luajë deri më 2050, atëherë duhet të shkojë në Juve. Nuk ka klub tjetër pos Juventusit që ai duhet t’i bashkohet patjetër. Është e thjeshtë”, ka thënë Evra.

“Unë e falënderoj Juven sepse falë saj kam vazhduar të fitojë pas largimit nga Manchester Unitedi. Kurrë nuk duhet të pështysh në pjatën që të ka ushqyer, prandaj Juve do të jetë gjithmonë në zemrën time”, shtoi ai.

Ai e ka këshilluar Ronaldon ta bëjë zgjedhjen e duhur duke iu bashkuar Juventusit.

“Prandaj, Ronaldo, dua të ta them këtë: bëje zgjedhjen e duhur. E dini sa shumë të duan italianët, por është sakrificë. Kjo është zgjidhja, ose dëshiron të vazhdosh të luash deri më 2050 ose për një kohë. Të ta them një gjë, nëse shkon në Juve, do të luash edhe në Botërorin e ardhshëm jo si kukull, por si protagonist. PROTAGONIST”, shtoi ai

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of