Futboll, Sport

Ish-sulmuesi i Unitedit: Zidane është trajneri i duhur për “Djajtë e Kuq”

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Louis Saha, beson se Zinedine Zidane është trajneri i duhur për ta zëvendësuar Jose Mourinhon.

Unitedi e shkarkoi Mourinhon të martën e kaluar, dhe në vend të tij erdhi Ole Gunnar Solskjaer, i cili do t ketë detyrën e trajnerit deri në fund të këtij stinori, transmeton Gazeta Express.

“Unë jam një mbështetës i Zidane si njeri”, tha Saha.

“Ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm, edhe si trajner nuk ka të ngjashëm. Në komunikim ka bërë shumë përparime. Kur e dëgjoj duke folur, është e pabesueshme”.

“Ai merr frymë me futbollin, është person plot pasion për këtë sport, i ka të gjitha cilësitë për t’u respektuar maksimalisht. Zidane di si të balancojë sulmin dhe mbrojtjen. Për mua është zgjedhja më e mirë për Manchester United”.

“Mendoj se do të ketë mbështetjen e tifozëve, stafit, presidentit, sepse e meriton. Dhe do t’i japin kohë”.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads