Home Lajme Ish agjenti i SHIK-ut tregon se a ka qenë Konjufca anëtar i...

Ish agjenti i SHIK-ut tregon se a ka qenë Konjufca anëtar i këtij shërbimi, zbulon detaje për Xhavit Halitin dhe Molliqajn

32
0
SHARE

Deklarata e deputetit të PSD-së, Dardan Molliqaj se Glauk Konjufca ishte pjesë e SHIK-ut në të kaluarën, bëri bujë të madhe në opinion. Molliqaj akuzoi edhe Fadil Lepajën se ishte rekrutues i Konjufcës në SHIK, mirëpo Lepaja e demantoni menjëherë deputetin e PSD-së, i cili më herët ishte pjesë e Vetëvendosjes.

Lidhur me këto akuza, për “Bota sot” ka folur ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili mohon se Glauk Konjuca të ketë qenë ndonjëherë anëtar i SHIK-ut. Ai thotë se SHIK-u u keqpërdorë nga kryesia e tij.

“Glauk Konjufca kurrë nuk ka qenë pjesë e SHIK-ut. SHIK-un e kishin nën kontroll Hashim Thaçi, Veseli, Haliti e nja 3-4 persona tjerë, e të cilët e keqpërdorën SHIK-un dhe u bënë milionerë nga ky shërbim. 90% e anëtarëve të SHIK-ut ishin njerëz të mirë, por kryesia e këtij shërbimi e keqpërdori këtë. D.m.th, nuk do të thotë të jesh person i keq nëse ke qenë në SHIK”, thotë ai.

Miftari mendon se deklarata e Molliqajt ishte skenar i kahmotshëm dhe gjithashtu një debat televiziv ndërmjet Xhavit Halitit dhe Dardan Molliqajt, ku ky i fundit e quan kriminel Halitin, është vetëm një skenar mirë i organizuar nga ata të dy, që Molliqaj të fitonte vota te populli.

“Deklarata e Molliqajt është skenar dhe organizim i kahmotshëm. Nëse ju kujtohet një debat televiziv ndërmjet Xhavit Halitit dhe Dardan Molliqajt, ku ky i fundit e quan kriminel Halitin, është vetëm një skenar mirë i organizuar nga ata të dy, që Molliqaj të fitonte vota te populli. Pse asnjëherë Molliqaj nuk u burgos për organizimet e tij nëpër protesta, ku ai organizonte së bashku me disa persona tjerë sulme ndaj policëve me gurë, nxirrte persona zyrtarë nga vetura, etj”, ka theksuar Miftari për “Bota sot”.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of