ShowBiz

Irina Shayk na shokoi fare me pamjen e re, nuk njihet

Supermodelja Irina Shayk na ka shokuar me pamjen e saj të ri.

Rusja ka vendosur papritur të presë flokët shkurt.

Gjatë Javës së Modës së meshkujve në Milano, 32-vjeçarja është shfaqur me flokët e prera shkurt dhe me baluke.

Irina gjithmonë ka preferuar flokët e gjata dhe ky ndryshim në pamjen e saj nuk pritej.

Gjithsesi, një vajzë aq e bukur sa Irina, çfarë do lloj ndryshimi të bëjë sërish do të duket yll.

Irina në fakt përveç se ka ndryshuar lookun e saj, në këtë eveniment të rëndësishëm të modës për meshkuj është shfaqur e veshur serioze me një kostum të zi dhe dukej mjaft në formë.

Irina është mami i një vajze 1-vjeçare, edhe pse nuk e reflekton aspak në trup që ka lindur një fëmijë! Sa zili…

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads