Ballina, Lajme

Irani fillon ushtrimet ushtarake pasi aeroplanmbajtësja amerikane u fut në Gjirin Persik

Irani ka organizuar ushtrime të ushtrisë në ujërat e Gjirit Persik gjatë të shtunës, pasi një aeroplanmbajtëse amerikane u fut në pjesën strategjike të gjirit. Televizioni shtetëror publikoi pamje të ushtrimeve, në të cilat u përfshi edhe Garda Revolucionare.

Në ushtrime morën pjesë edhe sektorët tjerë të ushtrisë, të cilët përdorën anije, helikopterë, dronë dhe gjuajtës të raketave. Në momentin kur aeroplanmbajtësja hyri në ujërat e gjirit, disa anije të shpejta të Rojeve Revolucionare iu afruan në një distancë të konsiderueshme, duke e përcjellur aktivitetin dhe drejtimin e lëvizjes së saj.

Forcat iraniane madje kanë hedhur raketa në det, por një zyrtar amerikan ka thënë se ato janë gjuajtur larg aeroplanmbajtëses. Në afërsi të saj është parë duke fluturuar edhe një dron. Udhëheqësit ushtarakë të Iranit kanë thënë se këto ushtrime e tregojnë fuqinë e vendit para Shteteve të Bashkuara.

“Shpresojmë që këto ushtrime t’ua bëjën të qartë armiqve tanë se sa shkatërruese do të ishte përgjigjja jonë ndaj secilit veprim të tyre. Ata kanë ardhur me arsyetimin se do të ofrojnë siguri për shtetet e Gjirit Persik, por sigurinë për vendet tona fqinje e ofron Irani”, tha Mohammad Ali Jafari, komandant i Rojeve Revolucionare, shkruan “Independent”, transmeton

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads