Ballina Jetë Astrologji Interesante: Njiheni fatin tuaj, sipas viti i lindjes ju zbulon!

Interesante: Njiheni fatin tuaj, sipas viti i lindjes ju zbulon!

683
0
SHPËRNDAJE

Globisot.net ju sjell më poshtë disa të dhëna, që ndërlidhen me vitin e lindjes e që mund të thonë shumëçka për ju.

Në kërkim të fatit (1927, 1936, 1945, 1954, 1963, 1972, 1981, 1990, 1999, 2008, 2017)

Në jetën e kaluar keni qenë perandor, mbret, princ, apo pjesëtar i fisnikërisë së lartë. Prosperiteti gjithmonë ju shmanget në të tashmen.

Në gjysmën e dytë të jetës do të keni fat më të mirë, e në fund do të jeni i lumtur me fatin tuaj. Me pasion e doni gjininë e kundërt, por nuk jeni të shthurur. Në të gjitha segmentet jeni në kërkim për lumturi dhe kënaqësi të thella. Jeni të prirë për depresion.

Jetën tjetër do ta kaloni në male si vetmitar apo sportist ekstrem, transmeton Globisot.net.

Romancierë (1926, 1935, 1944, 1953, 1962, 1971, 1980, 1989, 1998, 2007, 2016)

Në jetën e parafundit keni qenë biri i një demoni, e në të fundit kanibal. Keni shpenzuar shumë kohë duke u endur mes botëve.

Është e mundur që do të jeni shkrimtar i dramave të dashurisë apo romaneve të horrorit në të tashmen. Keni një karizëm të fortë dhe mund të bëheni politikan, kryetar apo prezantues. Flisni pak, por ndjeshëm, dhe për shkak të fjalëve të pazakonta shpesh do të ndesheni me zili e urrejtje.

Në të ardhmen, në një univers paralel, do të jeni fantazmë e në këtë univers një murg.

Artistët (1925, 1934, 1943, 1952, 1961, 1970, 1979, 1988, 1997, 2006, 2015)

Në disa jetë të kaluara keni qenë diktator i cili ka vrarë mijëra njerëz, e pastaj kanibal dhe në fund elefant.

Kurrë nuk ju mjaftojnë paraja, pushteti dhe fama. Jeni të pavendosur dhe ambivalent në të tashmen. Është e mundur që do të keni disa martesa. Kujdes nga njerëzit që keni poshtëruar, se në një nga jetët tjera ata mund të pasurohen e të hakmerren ndaj jush.

Në disa tjera jetë do të jeni artist.

Dashnorët (1924, 1933, 1942, 1951, 1960, 1969, 1978, 1987, 1996, 2005, 2014)

Në jetën e kaluar keni qenë konkubinë e perandorit.

Shpesh në të tashmen ndiheni si skllav i dashurisë. Duroni sakrifica të mëdha për partnerët. Je mik i besueshëm, i ndershëm, e njeri i mirë. Megjithatë, keni tendencë për perceptimin negativ të realitetit, prandaj ndonjëherë jeni cinik ose sarkastik.

Në rimishërimin e ardhshëm do të jeni foto-model.

Shkencëtarët (1923, 1932, 1941, 1950, 1959, 1968, 1977, 1986, 1995, 2004, 2013)

Në çdo mishërim të mëparshëm keni zotëruar njohuri të madhe, e fati ju ka pritur në tokën ku keni lindur.

Përpara jush janë sukseset e mëdha në fushën e shkencës apo të aktivitetit intelektual. Rrallë jeni të kënaqur me rezultatet, sepse jeni perfeksionist, por ndihmoni me vetëmohim të tjerët që të kenë sukses.

Në jetën tjetër do të jesh princ.

 

Astrologët (1922, 1931, 1940, 1949, 1958, 1967, 1976, 1985, 1994, 2003, 2012)

Jeni të pajisur me një mendje të fortë dhe me intuitë, e dikur ishit astrolog, magjistar apo fallxhor.

Në të tashmen do të keni shumë miq dhe dashnorë. Jeni të mirë për të tjerët dhe në këmbim do të merrni mosmirënjohje. Qasja juaj është e neveritshme, por shpirti i pastër. Vështirë mbani marrëdhënie serioze, dhe lehtësisht hidheni në aventurë. Profecitë e tuaja të rastit janë të sakta.

Në të ardhmen do të jeni shkencëtar ose astrolog.

Njerëz mendjemëdhenj (1921, 1930, 1939, 1948, 1957, 1966, 1975, 1984, 1993, 2002, 2011)

Ju ose një gjysmëperëndi ose shpirt mizor. Prandaj, tek ju ka zemërim dhe agresion.

Do të merrni gjithçka që dëshironi, përfshirë fuqinë që do ta humbni për tradhti në të tashmen. Gjithmonë do të keni forcë që atë që keni arritur ta arrini sërish. Për ju karakteristike është tendenca për të ndryshuar traditën, për të thyer rregullat dhe për të lëvizur kufijtë.

Në jetën e ardhshme do të jeni murg apo asket që i përmbahet fuqishëm rregullave.

Manarët e fatit (1920, 1929, 1938, 1947, 1956, 1965, 1974, 1983, 1992, 2001, 2010)

Para dy jetëve ke qenë ushtar barbar, e pastaj ke lindur si artist.

Jeni të favorizuarit në shoqërinë e pasur dhe të fuqishme në të tashmen, kështu që ndihma ju vjen nga të gjitha anët. Jeni në gjendje të mirë shëndetësore. Dhe, kur sëmureni – shëroheni shpejtë.

Edhe veprat tuaja të këqija e kanë forcën për të sfiduar dënimin. Perënditë gjithmonë qëndrojnë në mbrojtjen tuaj. Jeni shumë të zgjuar dhe të talentuar.

Herën tjetër që ju do të jeni skulptor apo një prift.

Shërues (1919, 1928, 1937, 1946, 1955, 1964, 1973, 1982, 1991, 2000, 2009)

Në jetën e mëparshme ke qenë fëmijë i mjekësisë hyjnore.

Duhet të jeni mjek ose dikush që ndihmon të tjerët sot. Nëse e ndiqni këtë fat, do të shpërbleheni me mirëqenie, e nëse largohesh nga obligimet që Qielli ua dha, miqtë e vërtetë do të kthehen kundër dhe pasuria do të ikën prej teje

Nëse qëndroni në përputhje me fatin, do të rilindeni si shërues në jetën tjetër.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments