Home Ballina Imami nigerian strehoi 262 krishterë në xhami, dekorohet nga Pompeo

Imami nigerian strehoi 262 krishterë në xhami, dekorohet nga Pompeo

20
0
SHARE

Imami nigerian Abubekir Abdullahi (83) u nderua me Çmimin Ndërkombëtar për Lirinë Fetare, sepse hapi dyert e xhamisë për 262 të krishterë që kishin ikur nga konflikti në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Imami nigerian u dekorua personalisht nga Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo.

BBC raporton se imami nigerian Abubekiri, në korrik të vitit 2018, hapi dyert e xhamisë për fermerët krishterë nigerianë, të cilët ishin sulmuar nga barinjtë. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, imamit Abubekir i ndau Çmimin Ndërkombëtar për Lirinë Fetare për gjestin e tij humanitar.

“Imami duke rrezikuar jetën e tij mori në mbrojtje një komunitet tjetër fetar, të cilët me siguri do të vriteshin pa ndërhyrjen e tij”, ka thënë Pompeo me rastin e dekorimit të imamit nigerian Abubekir Abdullahi.

Këtë akt human e përshëndeti edhe presidenti i Nigerisë, Muhammed Bukhari. Duke porositur se ky imam duhet të shërbejë si model për të tjerët, Buhari dekori Abubekirin me çmimin e “Nderit Kombëtar”.

Në disa rajone të Nigerisë, shpesh herë për shkak të kullotjes së bagëtisë vjen deri tek përplasja mes fermerëve lokalë dhe fermerëve që vijnë nga pjesë të tjera të Nigerisë.

Në përplasjet mes barinjve dhe fermerëve, të cilat kanë ndodhur në verilindje të vendit gjatë dy viteve të fundit, u vranë më shumë se 1.000 njerëz. Autoritetet nigeriane kanë shtuar masat e sigurisë në këto rajone.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of