Home Lajme Iftari mafioz në Zhur – King Kobra i preferuari i hoxhës për...

Iftari mafioz në Zhur – King Kobra i preferuari i hoxhës për të shtruar iftar

64
0
SHARE

Hoxha i fshatit Zhur, ka treguar se ka shumë donatorë që organizojnë iftare për myslimanët në këtë vend, shumë prej të cilëve edhe i kanë refuzuar. Por së fundmi një iftar i madh për 600 persona, hoxha i Zhurit e ka lejuar që ta shtrojë Dibran Hoxhaj, që sapo ka dalë nga burgu ku ka qëndruar për 20 muaj si i dyshuar për armëmbajtje dhe prostitucion në lokalin famkeq, King Kobra, ku edhe ka qenë pronar

Dibran Hoxhaj që vetën e quan “King Kobra” e që sapo ka dalë nga burgu dhe ka mbi 150 raste në Polici, ka shtruar iftar për besimtarët mysliman në fshatin e tij të lindjes, Zhur. Krejt kjo me lejen e hoxhës së këtij fshati, që është edhe vendlindja e Hoxhajt.
Në këtë organizim humanitar “King Kobra” ka ftuar 600 persona. Kjo paraqitje prej një humanisti dhe myslimani të devotshëm, Hoxhaj e prezantoi në një emision televiziv pasi që qëndroi 20 muaj në burg.
Sipas hoxhës së fshatit Zhur, shpesh organizohen iftare nga donatorë të ndryshëm, madje thotë se një numër të këtyre organizimeve të iftareve i kanë refuzuar. Mirëpo organizimi i madh i “King Kobrës” është pranuar.

“Jo vetëm Dibrani por edhe të gjithë në fshatin Zhur njihen për aspektin human të cilin e kanë. Ka shumë donatorë sa që ka raste kur i kthejmë mbrapsht për shkak të numrit të madh të iftareve të cilët nuk mundemi me i organizu sepse nuk mundemi që njerëzit t`i mundojmë që të vinë çdo ditë në iftar. Kemi iftare por ndonjë prej donatorëve, organizatorëve i kemi larguar mirëpo iftaret e llojit të tillë janë të mirëseardhur gjithmonë”, ka thënë hoxha i fshatit në një intervistë.
Ai thotë se Bashkësia Islame gjithmonë i ka përkrahur iftare e organizuara në këtë fshat, por sipas tij King Kobra-s i lejohet një gjë e tillë.
“BIK i janë përgjigjur me entuziazëm ftesës, kanë qenë gjithmonë prezent nëpër iftare të tilla të cilët i kemi organizuar pa dyshim që edhe donatorët nuk mungojnë siç është edhe rasti i këtij donatorit, Dibranit

Vet Dibran Hoxhaj ka thënë se i falënderon pjesëmarrësit në iftar.
“Duhet të gjithë të jemi të bashkuar, mesazhi im është që të jemi sa më të bashkuar sa më human. Është një zot që duhet të gjithë ta dimë”, tha ai.
Dibran Hoxha ka të regjistruara më shumë se 150 raste në Policinë e Kosovës.

Njëra ndër veprat e tij, para të cilave është dorëzuar edhe shteti, e që Hoxhaj i tregon si ngjarje normale, si shfrytëzimi i vajzave të reja, për të cilën as që është hetuar.

Duke dashur të tregohet një humanist dhe ndihmues i atyre që kanë nevojë, Dibran Hoxhaj thoshte me gojën e tij diçka që përbën shkelje të rëndë ligjore, përdorimi i fëmijëve, ose shfrytëzimi i tyre për punë. Kingu thotë se Kosumin e kishte “afruar afër vetes” kur ajo i kishte pasur 15 vjeç.

“Unë e kam pas rastin me Donjeta Kosumin, Kallashin, qysh nga mosha 15-vjeçare. Ajo është shoqëru me mu, dhe në të gjitha sukseset e kam përkrah deri këtu ku ka arrit”, thotë Hoxhaj në një emision që udhëhiqet nga Kreshnik Husaj i njohur me nofkën Kika, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për prostitucion me bashkëshorten e tij./Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here