Kosovë, Kronika e zezë

I braktis fëmijët midis Prizrenit, arrestohet nëna

Policia ka arrestuar një të dyshuar e cila dyshohet se ka braktisur dhe ka keqtrajtuar fëmijët e saj.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Wesly Clark”, në Prizren ku janë  identifikuar dy fëmijë-viktima, të cilët ishin duke kërkuar lëmoshë.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara, shtetase e Shqipërisë, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS

Rr. “Wesly Clark”, Prizren 12.06.2018-13:30. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën e cekur, si dhe janë identifikuar dy fëmijë-viktima, të cilët ishin duke kërkuar lëmoshë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads