Botë, Kronika e zezë, Lajme

I armatosuri tenton të vjedhë fëmijët në shkollë, nëna e vret [pamje të rënda]

Sulmuesi i armatosur u nisë ta plaçkitë një nënë me fëmijë, por nuk dinte se në mes tyre është edhe një police.

Kamerat mbikëqyrëse para një shkolle private në Sao Paulo kanë kapur një moment dramatik kur sulmuesi i armatosur të shtunën në mëngjes rreth orës 8 tentoi t’i plaçkitë fëmijët dhe familjet e tyre të cilët qëndronin në afërsi.

Mirëpo, këtë e ka penguar një nënë për të cilën më vonë u kuptua se përndryshe ishte police e cila në atë moment nuk ishte në detyrë.

Katia da Silva Sastre (42) e befasoi sulmuesit 21 vjeç Elivelton Neves Moreira i cili e drejtoi armën në një grup të nënave me fëmijë, kur e nxori armën nga çanta dhe shkrepi tre plumba në të.

Sulmuesi i goditur ra në tokë duke qëlluar dy plumba, e pastaj me dhembje të mëdha i ngriti duart në shenjë të dorëzimit. Nëna erdh deri te ai dhe me këmbë e shtyu revolen të cilën ai a gjuajti dhe e drejtoi revolen në djaloshin të cilin me këmbë e ktheu në barkë dhe kështu priti përforcimet.

Policja Sastre, nënë e dy vajzave e cila ka një stazh prej 20 viteve si police, e martuar gjithashtu për polic, u quajt heroinë për shkak të trimërisë së saj për çka edhe e shpërbleu guvernatori i Sao Paulos Maricio Franca në një ceremoni.

 

Edhe pse sulmuesi ditën e njëjtë vdiq në spital për shkak të plagëve të marra, policja Sastre është lavdëruar se i ka shpëtuar nënat dhe fëmijët të cilat ishin mbledhur para shkollës me rastin festës së Ditës së Nënave. “Mendova vetëm se si t’i mbrojë nënat, fëmijët, jetën time dhe të vajzës sime, isha e detyruar ta ndal agresionin e tij dhe ta pengoj që mos t’i bënë keq dikujt”, ka thënë ajo.

Megjithatë, guvernatori në fund tha se rezultati është i trishtueshëm dhe se i vjen keq që sulmuesi vdiq.

“Nuk është situatë ideale sepse i dyshuari vdiq. Kishim dashur që kjo mos të ndodh. Por ky është paralajmërim për të gjithë ata të cilët vendosin t’i drejtojnë dikujt armën, se mund të vriten sepse policët tanë janë profesionistë dhe mirë të ushtruar t’i mbrojnë njerëzit”, ka porositur ai.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads