Ballina Ballina Hoxha: Me gjithë sfidën e liberalizimit të vizave, kosovarët nuk u dëshpëruan...

Hoxha: Me gjithë sfidën e liberalizimit të vizave, kosovarët nuk u dëshpëruan në BE-në

302
0
SHPËRNDAJE

Prishtinë, 4 maj – Në shënimin e 10 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Gjermani-Kosovë, me moton Demokracia më e re evropiane: Pavarësia, pluralizmi, integrimi, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, theksoi se “Kosova duhet të fokusohet në fuqizimin e sundimit të ligjit, sigurinë dhe migracionin, zhvillimin social dhe ekonomik si dhe marrëdhëniet me shtetet fqinje”.

Në këtë përvjetor jubilar, të organizuar nga Ambasada gjermane, takimin e hapi ambasadori Christian Heldt, ku morën pjesë kryeministri Ramush Haradinaj, ish presidentja Jahjaga, personalitete të shquara vendore dhe trupi diplomatik.

Ministrja Hoxha, në fjalën e saj, theksoi se Gjermania për Kosovën është partner shumë i rëndësishëm dhe ndër zërat më të fuqishëm që promovon integrimin evropian të shtetit tonë.

“Gjatë 10 viteve të fundit ne kemi kaluar nëpër një tranzicion ekonomik, politik dhe shoqëror, por gjatë këtij udhëtimi ishte një gjë që ne ishim gjithmonë të bashkuar si një vend dhe kjo është perspektiva evropiane”, theksoi ministrja Hoxha.

Një nga sfidat me të cilat ballafaqohemi vitet e fundit, theksoi ajo, është liberalizimi i vizave, edhe pse ka vështirësi, kjo nuk i bëri njerëzit tanë të kenë dyshime në vlerat evropiane dhe të punojnë shumë për t’u bashkuar dhe për t’i respektuar këto vlera.

“Kemi arritur progres por ende mbetet shumë punë për tu bërë në rrugën tonë drejt integrimit. Një pjesë e rëndësishme këtij progresi është nënshkrimi i MSA-së, marrëdhënies së parë kontraktuale me BE-në”, theksoi ministrja Hoxha, duke shtuar se MSA-ja ndihmon në zbatimin e standardeve evropiane në fusha të ndryshme si dhe në zhvillimin ekonomik.

Vëmendje të veçantë i kushtohet asistencës financiare që marrim nga BE-ja, si prioritet kemi përkrahjen për sistemin gjyqësor dhe prokurorial, mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sektorit bujqësisë, arsimit, përmirësimit ambientit dhe sigurimit të qëndrueshem të energjisë elektrike në përputhje me standardet evropiane.

“Të gjitha fushat në të cilat Strategjia e Komisionit Evropian kërkon fokus dhe përparim, janë të domosdoshme për Kosovën. Fakti se këto fusha janë përmendur shprehimisht duhet të mobilizoj institucionet për punë më intensive për reforma”, theksoi Ministrja Hoxha, duke besuar fuqishëm se Kosova nuk duhet të ketë prioritet më të rëndësishëm se procesin integrues, e ardhmja e vendit tonë është integrimi në familjen evropiane.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments