Home Astrologji Horoskopi mujor për muajin korrik 2018

Horoskopi mujor për muajin korrik 2018

635
0
SHARE

DASHI21. mars – 20. prill
Gjatë këtij muaji ngjyrat do jene mbizotëruese ne jetën tuaj dhe nuk do ketë aspak momente gri e të zymta. Do e ndieni shpirtin edhe me të lehtë dhe do bëni atë që do mendoni. Të dashuruarit do kenë një periudhe elektrizuese, edhe me debate edhe me pasion të papërmbajtshëm. Mundohuni mos tregoheni posesive dhe xheloze qe të mos keni probleme sidomos javën e parë. Fundi i muajit do jetë më i qetë. Për beqarët gjërat nuk do jen e as shumë të trazuara e as shume te mira. Mundohuni të shkëputeni nga e shkuara nëse doni ta ndryshoni pozitivisht jetën. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer. Mund të keni një rënie gjallërie dhe mund te ndiheni disi te lodhur. Merruni me nor, tenis ose bëni shëtitje me këmbë. Financat do dini përherë si t’i menaxhoni dhe organizmin tuaj do e kenë zili të gjithë. Në punë do iu jepet një detyre e re qe do ju ngrejë ne piedestal.

DEMI21. prill – 21. maj
Këtë muaj do arrini t’i shprehni me shumë ndjenjat dhe kjo do i bëje mire shpirtit. Nuk do jeni gjithë kohës me nerva, përkundrazi shume here me te qete nga me pare. Ju çiftet nuk do duroni dot te jetoni ne një ambient te turbullt e me debate dhe do flisni përherë me partnerin për këtë gjë. Me përpjekje nga te dyja palët do gjeni gjuhen e përbashkët. Diplomacia do jete një virtyt i çmuar. Beqaret do kenë një muaj pasionant pasi disa çmendurive te vogla qe mund te bëjnë javën e pare. Gjendja shëndetësore do varet prej jush. Mos qëndroni gjate ne ambiente te mbyllura, freskohuni, konsumoni lëngje dhe shmangni diellin për te mos pasur asnjë problem serioz. Financat do jene goxha me premtuese. Keni mësuar nga gabimet dhe nuk do nxitoheni me për asgjë. Për punën do jete muaj shume i favorshëm. Nëse keni për te marre vendime apo për te bere negociata kini parasysh datat 22 dhe 26.

BINJAKET22. maj – 21. qershor
Nëse nuk silleni mire gjate këtij muaji keni për te pasur probleme goxha serioze. Mendjemadhësia dhe mungesa e durimit mund te sjellin problemet me te mëdha. Jeta ne çift do jete paksa kaotike edhe pse do bëni përpjekje për ta ruajtur gjendjen sa me te qëndrueshme. As qe keni mësuar nga gabimet e bëra dhe situata ne disa raste do përkeqësohet goxha. Beqaret do kenë dite te qeta, dite te mërzitshme dhe nga ato shume emocionueset e te mbushura me takime, por për fat te keq dashurinë e madhe nuk do mund ta gjejnë dot. Shëndeti do jete i mire javët e para. Beni vetëm kujdes pas datës 20 kur vapa dhe lodhja mund te sjellin ndonjë shqetësim. Buxhetin nëse dini ta organizoni dhe nuk mbyllni sytë kur te shpenzoni, gjendja do mbetet e kënaqshme. Ne pune mos u dorëzoni përpara pengesave dhe tentoni çdo gjë qe do ju duket e logjikshme. Mund te lodheni ne disa momente, por rezultatet do ju tregojnë se gjithçka ja la vlejtur.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik
Komunikimi me personat qe do ju rrethojnë nuk do jete shume i mire këtë muaj dhe kjo gjë mund te sjelle probleme si ne planin sentimental e shoqëror ashtu edhe ne atë profesional. Do jeni shume kërkues dhe nuk do toleroni lehtësisht. Te dashuruarit duhet patjetër te harxhojnë me tepër kohe për te diskutuar për çdo gjë edhe sikur te fillojnë debate. Me mire te sqarohen sesa te qëndrojnë te paqarte gjithë kohës. Beqaret do jene te vendosur te bëjnë për vete dike, por do i kenë gjerat e vështira për shkak te turpit dhe mungesës se fjalëve. Gjendja shëndetësore gjithashtu do jete problematike. Do ndiheni shpesh nervoze, mund te keni shqetësime nga barku dhe nga koka. Buxheti do jete problematik deri javën e dyte. Merrni masa sa me pare dhe ulni shpenzimet për gjera pa vlere. Ne pune duhet te veproni me takt dhe kujdes gjate gjithë kohës. Po gabuat sot keni për te pasur probleme ne vazhdimësi.

LUANI23. korrik – 22. gusht
Ka mundësi qe gjate këtij muaji te përballeni edhe me disa zhgënjime. Mos prisni shume nga te tjerët nëse nuk doni te vuani gjate. Te dashuruarit do kalojnë jave disi me te qeta fillimisht, por me pas situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit nëse nuk reflektojnë para se te hedhin hapa. Ta qe janë me pushime mundet edhe te rikthehen pas problemeve qe do ju ndodhin. Beqaret do kenë shume dëshirë ta ndryshojnë statusin dhe kjo do i shtyje edhe te ndërmarrin rreziqe. Ne fakt yjet parashikojnë me shume aventura kalimtare. Shëndeti shpesh do jete delikat. Stresi, lodhja, klima dhe problemet personale do ju bëjnë t’i humbni fuqitë e ta lëshoni veten plotësisht. Buxheti nuk ka për te qene shume i keq. Po ditët ta bëni si duhet menaxhimit do dilni te fituar. Ne pune do iu jepen detyra dhe përgjegjësi te reja qe do ju duken te papërballueshme fillimisht. Mundohuni te mos e jepni veten dhe te bëni njëherë përpjekje.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator
Gjatë këtij muaji do jeni me te gatshëm ta lini edhe punën pas krahëve për pak me shume kënaqësi. Nuk do merrni me kritika si muajin e kaluar dhe do keni me tepër besim tek vetja. Ju të dashuruar nuk duhet të qaheni here pas here sepse mund ta tensiononi situatën. Tregohuni te duruar e te qete dhe lëreni partnerin te thotë fjalën e fundit për diçka. Beqaret, qofshin me pushime apo jo, do kenë disa takime shume te bukura nxitur nga miqtë, qe do ua ndryshojnë jetën. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla vetëm javën e pare sepse me pas situata do normalizohet goxha. Gjendja e financave ka rrezik te përkeqësohet nga java ne jave për shkak te shpenzimeve te pakontrolluara qe do kryeni. Ne pune do i lini pas dore disa çështje me rëndësi dhe gjerat nuk do ju ecin si kishit menduar. Do jeni edhe kokëfortë e te padëgjueshëm.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor
Gjate këtij muaji do jeni shumë te ndjeshëm dhe gjëja me e vogël do ju beje te reagoni. Mund te kaloni edhe vështirësi njëra pas tjetrës qe do ju tronditin paksa. Ju qe keni një lidhje duhet te privilegjoni momentet intime dhe duhet t’i përkushtoheni me tepër partnerit. Pas javës se dyte bashkëpunimi ka për te qene edhe me i forte nëse dini te komunikoni dhe nuk mbani te fshehta. Beqaret do kenë një jete sociale shume aktive e te mbushur me mundësi te shkëlqyera njohjeje. Shëndeti për fat te mire ka për te qene shume me i kënaqshëm. Do ndiheni te çlodhur dhe plot energji shumicën e kohës. Java e fundit do jete paksa me delikate. Nëse nuk doni te ndiheni nervoze merrini me pak me shume sport. Financiarisht nuk do keni probleme serioze, megjithatë gjendja nuk do përmirësohet aq sa keni dashur. Ne punë do jeni ambicioze dhe te pandalshëm ne çdo moment. Do ju bëni balle edhe personave qe do ju kundërshtojnë me force.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor
Fillimi i muajit nuk do jete shume i mire dhe kjo do ndihet sidomos ne marrëdhënien me miqtë. Ndonjëherë do i kaloni gjerat shpejt e shpejt dhe nuk do mendoni për pasojat. Mundohuni ta kontrolloni me shume veten. Te dashuruarit do kalojnë një periudhe aspak problematike. Ata do jene me te logjikshëm, me te përkushtuar dhe me largpamës. Beqaret ka gjase te bëjnë edhe ndonjë çmenduri te vogël qe te mos kalojnë dite rutine. Takimet nuk do mungojnë, por asnjë nga personat nuk do duket perfekt sa për te kaluar gjithë jetën. Gjendja shëndetësore do jete e mire. Do ndiheni te qete dhe nuk do keni shqetësime serioze. Me financat duhet te bëni me shume kujdes 10 ditët e para sepse po i kaluat ato pa probleme situata nuk mund te ketë tronditje me pas. Ne pune përkushtohuni sa duhet, por mos e shkelni fort gazin sepse mund te përplaseni keq.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor
Nëse keni kohe qe mendoheni te zgjidhni problemet e te ndreqni gabimet, ky është muaji me i përshtatshëm. Mos hezitoni te shpreheni lirisht dhe te mos mbani gjera përbrenda. Ju te dashuruarit duhet te dëgjoni zemrën, por edhe ato qe do ju thotë partneri. Duke folur për çdo gjë do mund te gjeni harmoninë e shume dëshiruar. Tolerimi dhe përshtatja do jene dy pika tuaja te forta. Beqaret do hyjnë ne konflikt me disa miq sepse do fillojnë te simpatizojnë te afërmet e tyre. Mundohuni t’iu shpjegoni atyre se ndjenjat nuk kontrollohen. Shëndeti do jetë i kënaqshëm dhe do ndiheni mjaft energjikë. Nëse ka ndryshime te klimës mbrohuni nga djersitja dhe korentet. Me shpenzimet nuk duhet te jeni te nxituar sepse do vije momenti kur do mbeteni pa para fare. Ne punë do keni edhe me shumë arritje sesa mendonit. Do i bëni ballë stresit dhe intrigave të te gjithëve.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar
Ky muaj nuk do jete shume i keq, por si te gjithë edhe ju do keni momente te paqëndrueshme dhe delikate. Dëgjojini këshillat e te afërmve sepse nuk do j flasin keq për asgjë. Ju te dashuruarit do bëni mire te keni diskutime me te sinqerta me atë qe doni ne mënyrë qe te zgjidhni ndonjë hatërmbetje te hersheme. Pas javës se dyte do shihni qe çdo gjë do shkëlqejë dhe do marre kuptim me te bukur. Beqaret, pavarësisht ftesave dhe propozimeve qe do marrin, do e kenë te vështire ta ndryshojnë statusin nga frika se mos humbin përgjithmonë pavarësinë e lirinë. Shëndeti do ketë periudha te mira sikundër edhe periudha delikate e me shqetësime. Mos u alarmoni, por mos i lini as pas dore problemet e vogla sepse ato mund te zmadhohen dita ditës. Me shpenzimet nuk do jeni me aq impulsive sa dikur. Do blini njëherë gjerat e domosdoshme dhe pasi te bëni një analize do shihni nëse ka vend edhe për ndonjë shpenzim për qejf. Ne punë shpesh do ju duhet me shume durim dhe vendosmëri. Asgjë nuk do jete e lehtë, por nëse dini si te silleni e te veproni do keni arritje te jashtëzakonshme.

UJORI21. janar – 19. shkurt
Këtë muaj do i jepni me shume rendësi jetës sentimentale dhe asaj shoqërore. Do jeni me shprehës dhe me bashkëpunues me te gjithë prandaj buzëqeshja do mbizotërojë shumicën e kohës ne fytyrën tuaj. Nëse jeni ne një lidhje do mendoni për me shume surpriza dhe nuk do ndaleni se i shprehuri dashurinë atij qe doni. Beni vetëm pak kujdes nga disa gënjeshtra te tij, qe mund t’iu lëndojnë ne te ardhmen. Beqaret nuk duhet ta humbin shpresën deri ne ditën e fundit sepse këtë muaj parashikohen risi. Shëndeti jo vetëm qe nuk do ketë probleme, por do i kaloni edhe disa shqetësime te vogla qe keni pasur dikur. Buxheti do jete shume me i mire se me pare dhe kjo do iu japë mundësinë për te bere investime me te konsiderueshme. Ne punë do keni energjinë dhe mjetet e duhura për te arritur atje ku keni dashur. Asgjë dhe askush nuk do ju ndale dot.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars
Jeta juaj do jete shume harmonike gjate këtij muaj. Do jeni me te hapur ndaj risive dhe me te bindur për hapat qe duhet te hidhni. Do i shprehni si ndjenjat pozitive ashtu edhe brengat dhe do mundoheni te gjeni qetësinë. Ju te dashuruarit duhet thjesht te mos luani rolin e shefave ne lidhjen qe keni dhe keni për ta pare qe çdo gjë do ju ece për mrekulli. Partneri do iu mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do ua plotësojë çdo dëshirë. Beqaret duhet te largojnë turpin dhe pse jo te hedhin edhe hapat e para. Si do jete shëndeti? Ne fakt yjet parashikojnë një muaj jo shume problematik, por as plotësisht te qete. Mund t’i ndieni këmbët te renda prandaj duhet te bëni me shume ecje, not apo t’i jepni biçikletës, e nga ana tjetër te ekuilibroni ushqimin dhe te pini me shume ujë. Financat do dini t’i menaxhoni. Ne pune ndonjëherë duhet t’i besoni instinktit dhe te merrni kurajën te veproni. Do ketë edhe dite me vështirësi kur nuk do ndiheni te qete, por ne përgjithësi nuk do jeni probleme serioze.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of