Jetë

Horoskopi mujor për janar 2019: Gjatë këtij muaji çdo gjë është e mundshme!

Po ju sjellim horoskopin për muajin janar 2019 për të 12 shenjat e horoskopit.

Kënaquni duke lexuar dhe mësoni se çfarë muaji është para jush në planin afarist, shëndetësor dhe dashuror.

DASHI (21.03 – 20.04)

Karriera: Duhet vetëm ta rrisni popullaritetin në rrethin tuaj afarist. Në periudhën nga 11 janari ju presin një sërë takimesh të dobishme, të cilat paralajmërojnë perspektivë të mirë në punën me të cilën po merreni.

Kjo është një periudhë e volitshme për paraqitje publike, për të testuar dhe verifikuar dijen tuaj praktike ose profesionale.

Shëndeti: Keni lëkurë të ndjeshme, të mundshme reaksionet alergjike.

Dashuria: Po kaloni nëpër faza të ndryshme emocionale, mirëpo keni vendosur që t’i merrni gjërat në duar tuaja. Për shkak të takimeve të shumta ose të ngjarjeve dinamike të cilat ju përcjellin në jetën shoqërore, po veproni në mënyrë atraktive dhe tërheqëse ndaj personave që janë në rrethin tuaj. Mirëpo, kohë pas kohe nuk mund t’i kontrolloni epshet ose entuziazmin tuaj, të cilin po e ndieni ndaj personit të afërt, ndërkaq kjo mund të reflektojë kundërshtime.

Nganjëherë spontaniteti në shfaqjen e ndjenjave paraqet përgjigjen më të mirë. Është me rëndësi që ta bëni të lumtur partnerin ose të ndieni përkrahje reciproke. Në perspektivën e dashurisë, e mira me të mirë shpërblehet. Dashuria ose ndjenjat japin forcën më të madhe, nëse i orientoni mirë. Nuk ka arsye për sfida të reja dashurore, por bëhuni mjaft i sinqertë në shfaqjen e ndjenjave tuaja.

DEMI (21.04 – 21.05)

Karriera: Kohë pas kohe vëmendjen tuaj po e preokupojnë punët të cilat nënkuptojnë një shkallë të caktuar rreziku ose “të rolit prej lideri”. Në periudhën rreth 20 janarit, është e mundshme një “krizë” kalimtare financiare.

Nga fundi i muajit ju presin kushte më të mira dhe gjasa të mira që të dyfishoni fitimet. Nuk ka arsye për modesti të rreme ose për pasiguri profesionale, tregoni që posedoni dije të gjerë dhe shkathtësi të mirë.

Shëndeti: Nëse do të keni çfarëdo problemesh shëndetësore, shkoni te mjeku. Asgjë nuk kalon vetvetiu.

Dashuria: Kohë pas kohe sikur po ju mungon mirëkuptimi emocional i një personi, keni përshtypjen që ngadalë po largoheni nga një person i dashur. Është me rëndësi që me sinqeritet të bisedoni me partnerin tuaj ose që haptas t’i rishqyrtoni planet e përbashkëta. Në dashuri nuk duhet luajtur “rolin e gabuar”, duke e mashtruar veten, se është e mundshme çdo gjë të mbahet nën kontroll të rreptë dhe në këtë mënyrë të mbroheni nga zhgënjimet emocionale.

Është me rëndësi t’i korrigjoni gabimet tuaja, çdo gjë është e mundshme të rregullohet dhe të zbukurohet me kusht që t’i respektoni ndjenjat thuaja. Nëse jeni i ri ose i lirë, do të ndieni një pasiguri emocionale dhe vëmendjen tuaj shpesh do ta tërheqin personat e profileve të ndryshme. Vetëm kur t’i kuptoni lajthitjet tuaja emocionale, mund të bëni zgjidhjen e duhur.

BINJAKËT (22.05 – 21.06)

Karriera: Meqenëse ju jeni personi i cili kujdeset për perfeksionimin e vet personal dhe interesave materiale, vështirë mund të pajtoheni me situatën që dikush t’i përkufizojë kërkesat tuaja.

Në periudhën nga 19 janari, është e nevojshme që t’i plotësoni obligimet tuaja të rregullta ose t’i lani disa borxhe tuaja financiare.

Shëndeti: Ka mundësi t’ju bjerë imuniteti.

Dashuria: Jeni në një formë të shkëlqyeshme dhe dëshironi që të prezantoheni pothuajse në mënyrën më të përsosur para personit i cili po ju pëlqen. Po silleni me gjeturi ose me joshje në takime të ndryshme dhe dini ta bëni për vete rrethin tuaj. Lumturinë dashurore është e mundshme ta realizoni bashkë me partnerin e përshtatshëm ose me partnerin magjepsës.

Atmosfera e dashurisë, emocionet pozitive dhe kontaktet e afërta, kanë magji të veçantë e cila ju nxit për aksione. Çdo gjë është e lehtë, kur “mozaiku i dashurisë” të vendoset në pamjen romantike. Do t’ju bëjë të kënaqeni nota sentimentale të cilën partneri po e fut në jetën e përbashkët, momentet romantike dhe epshet e zjarrta. Nëse jeni i ri ose i lirë, ju presin kontakte të këndshme. Do të shkëlqeni në romancën dashurore, po e dëshironi lidhjen me një person interesant dhe jo të zakonshëm.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Karriera: Po kërkoni modelin më efikas të afarizmit, në mënyrë që të avanconi pozicionin tuaj, por ekzistojnë situata të cilat kërkojnë përgjigje ose kompromis të gjerë.

Në periudhën nga 20 janari, forcojeni iniciativën në mënyrë që të zgjidhni disa çështje pronësore, juridike dhe statusore.

Shëndeti: Jeni tepër të ndjeshëm. Mos u tërhiqni në vetvete, dilni dhe argëtohuni. Shumë shpejt do t’ju kthehet buzëqeshja.

Dashuria: Në harmoni me gjendjen tuaj shpirtërore po veproni me entuziazëm dhe po bëni jetë aktive shoqërore, shpesh po gjendeni në rrethana që të realizoni kontakte të reja ose të pazakonshme emocionale. Megjithatë, interesimi juaj emocional për personin e caktuar nuk është i karakterit të përhershëm. Nuk ka nevojë që të luani “rolin e gabuar”, sepse veprimet e këqija mund ta komplikojnë jetën tuaj dashurore. Nëse dëshironi aventurë të zjarrtë, atëherë Juve asgjë nuk mund t’ju pengojë që t’i realizoni “qëllimet tuaja sekrete”.

Nëse jeni person i ri apo i lirë, ju presin takime interesante. Në mënyrën tuaj të njohur dini të aplikoni taktikë përkatëse dhe të bëni për vete personin e caktuar. Është me rëndësi që t’i bëni për vete simpatinë e sinqertë të një personi dhe të keni nxitje të vërtetë apo inspirim emocional.

LUANI (23.07 – 22.08)

Karriera: Falë strategjisë së mirë dini ta tërhiqni vëmendjen e partnerëve afaristë dhe t’i theksoni aftësitë tuaja, kështu që Juve shpesh ju takon ndonjë rol i rëndësishëm.

Në periudhën nga 19 janari, kushtoni kujdes mundësive të perfeksionimit tuaj, paraqitjeve publike, avancimit profesional ose bashkimit të interesave afariste.

Shëndeti: Do të keni një rënie përqendrimi, andaj do të mund të mbivlerësoni veten dhe mundësitë tuaja.

Dashuria: Ju duket që partneri juaj nuk ka mirëkuptim të mjaftueshëm për nevojat tuaja, andaj disa konflikte të shpeshta po e rëndojnë më shumë humorin tuaj të keq. Keni prirje ndaj shpërthimeve të papritura të hidhërimit, me qëllimin që të liroheni nga tensionet negative. Mirëpo, reaksioni impulsiv ose shpërthimi i madh i emocioneve, mund t’ju bëjnë të merrni vendim të gabuar. Mungesën e optimizmit po përpiqeni ta plotësoni me disa argëtime të jashtme ose në shoqërinë alternative.

Nëse jeni person i ri ose i lirë, në periudhën nga 11 janari, ju presin takime të reja dhe ftesa të ndryshme. Megjithatë, më shumë jeni të interesuar për kontakte joformale sesa për lidhje emocionale. Romanca dashurore nganjëherë mund të jetë shumë e magjepsëse, mirëpo pa këmbim të sinqertë të ndjenjave ajo humb vlerën dhe kuptimin e vet të vërtetë.

VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08)

Karriera: Po mendoni sinqerisht për zbatimin e disa modeleve bashkëkohore në afarizëm dhe po veproni në mënyrë ambicioze para bashkëpunëtorëve tuaj.

Në periudhën nga 17 janari ju presin avancime në shkallën afariste, dikush do t’i shpërblejë dijen dhe aftësitë tuaja profesionale.

Shëndeti: Nëse keni probleme me organe e frymëmarrjen, shkoni te mjeku.

Dashuria:Kohë pas kohe sikur po ju mungon optimizmi, mirëpo jo edhe nevoja për romantikën ose përjetimet aventuriere. Falë ideve tuaja po arrini që ta pushtoni kujdesin emocional të një personi dhe të gjeni zgjidhje efikase për dilemat tuaja. Shmanguni situatave të konfliktit me personin e dashur, në mënyrë që të ruani energjinë e vlefshme dhe balancën psikologjike.

Mosmarrëveshjet dashurore të cilat po i trazojnë marrëdhëniet tuaja me partnerin nuk janë kalimtare, por kërkojnë durim të madh dhe mirëkuptim reciprok. Ju kënaqin interesimi, komplimentet dhe kujdesi të cilin po e merrni, duke u shoqëruar me gjininë e kundërt. Keni parandjenjën që do të keni një romancë të re dashurie ose takime interesante emocionale. Në harmoni me temperamentin tuaj, po silleni në mënyrë shumë sfiduese.

PESHORJA (23.09 – 22.10)

Karriera: Po merrni pjesë aktive në ngjarjet e reja dhe po synoni drejt perfeksionimit profesional. Në periudhën nga 21 janari, ju presin rezultate të mira nga anë të ndryshme, avancime në shkallë profesionale dhe mundësi të reja.

Shëndeti: Kini kujdes të mos ju mashtrojë moti që të visheni hollë. Lehtë mund të ftoheni.

Dashuria: Keni një parandjenjë të mirë nëpërmjet shqetësimeve emocionale, kështu që dëshironi marrëdhënie të harmonishme ose romancë dashurore. Në hovin e epshit dhe të ndjenjave vëmendjen tuaj e tërheqin takimet e pazakonshme, dini t’i dalloni sinjalet emotive në anë të ndryshme. Nuk keni nevojë që të humbni kohë në disa situata të parealizueshme apo të këqija nga e kaluara juaj dashurore.

Është me rëndësi që t’i orientoni prioritetet tuaja në jetën e përbashkët. Personi i dashur nuk mund të rezistojë para dukjes dhe sharmit tuaj. Po silleni në mënyrë shumë joshëse në situatat kur qartë i shprehni ndjenjat tuaja të sinqerta. Dashuria ka forcën më të madhe, por atë duhet nxitur me këmbim të ndjenjave. Tregoni personit të dashur anën e mirë të personalitetit tuaj. Nëse jeni person i ri apo i lirë, ju pret një romancë e befasishme dashurore e cila do t’i plotësojë pritjet tuaja dhe aspirimet e llojllojshme.

AKREPI (23.10 – 21.11)

Karriera: Keni bindjen se gjendeni në situatë delikate, sepse ju duket se po vuani për shkak të kundërshtimit të dikujt ose për shkak të konfliktit rreth interesave afariste. Për fat të mirë kjo është një fazë kalimtare, mos e humbni vetëbesimin dhe kontrollin mbi ngjarjet e rëndësishme.

Në periudhën nga 8 janari, strategjia e re afariste mund t’ju sigurojë kushte më të mira dhe rezultate pozitive.

Shëndeti:Do ta keni të vështirë të mbroheni nga infeksionet virusale. Duhet të bëni më shumë në ngritjen e imunitetit.

Dashuria: Ndodh që nën hovin e emocioneve të fuqishme shpesh të ndryshoni humorin tuaj apo edhe vendimet tuaja. Nuk dëshironi që dikush t’ju sjellë në një pozitë nënshtruese apo të bëjë presion psikologjik, andaj po e refuzoni rolin e të dëgjueshmit. Megjithatë, personi i dashur me shkathtësi po e shfrytëzon “mënyrën e tërthortë” që t’i realizojë qëllimet e veta, gjë që ndikon më shumë në pasigurinë tuaj emocionale.

Nuk keni nevojë që të humbni kohë në distancën e ftohtë emocionale, ndjenjat tuaja mos i dozoni. Vullneti i mirë, butësia ose kujdesi emocional paraqesin përgjigjen më të mirë. Është me rëndësi që të ndieni flluskën emocionale dhe kënaqësinë në afërsinë e një personi. Nëse jeni person i ri apo i lirë, loja e joshjes mund t’ju inspirojë për kënaqësi të reja. Romanca dashurore duhet me kujdes të kultivohet, pa sinqeritet ajo humb kuptimin dhe vlerën e vërtetë të saj.

SHIGJETARI (22.11 – 21.12)

Karriera: Pas angazhimit të madh do të pasojë një shpërblim i mirë ose rezultate pozitive. Në periudhën nga 7 janari, përpiquni t’i përfundoni të gjitha punët e rëndësishmet, cilat do t’ju sigurojnë status më të mirë shoqëror ose lehtësi të ndryshme.

Nga fundi i muajit ju presin lehtësi afariste dhe financiare, si edhe ndonjë formë e mirënjohjeve.

Shëndeti: Ju po i ndieni pasojat e ditëve të ftohta. Kujdesuni më shumë për ngritje të imunitetit dhe merrni më shumë vitamina.

Dashuria: Keni dëshirë që ta kapërceni shqetësimin ose “krizën emocionale”, ashtu që jeni para një vendimi të ri të cilin dëshironi t’ia komunikoni personit të dashur. Është e mundshme që partneri të shprehë pakënaqësi dhe të përpiqet që t’ju bindë për një mënyrë tjetër të mendimit. Largimi i përkohshëm nga personi i dashur ose distanca emocionale duhet t’ju nxisë të merrni vendim të mirë.

Në zgjidhjen e dilemave dashurore, është me rëndësi të ruani energjinë e brendshme dhe stabilitetin psikologjik. Çdo gjë zgjidhet mirë, sipas parimit të marrëveshjes dhe me emocione të përbashkëta. Bëni çdo gjë që është e nevojshme që të mbroni lumturinë tuaj dashurore dhe personin, i cili është i dashur për ju. Nëse jeni person i ri apo i lirë, takimet e shpeshta dhe kontaktet dashurore më shumë ndikojnë si “këmbim” për disa dëshira të parealizuara që i keni. Për fat të mirë, ju pret një epilog i mirë dashurie me kënaqësi të përbashkët.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Karriera: Mos lejoni që t’ju brengosin disa ngjarje të parëndësishme, me kujdes zgjidhni prioritetet tuaja dhe me vigjilencë përcillni të gjitha ngjarjet e reja në skenën afariste.

Nga 10 janari ju presin ndryshime pozitive dhe mundësi për perfeksionim profesional, potencojini edhe kontaktet me botën e jashtme.

Shëndeti: Probleme të mundshme me organet e tretjes. Kushtoni më shumë kujdes ushqimit.

Dashuria:Keni shqetësime emocionale, andaj në varësi nga situatat po ndryshoni edhe humorin dhe vendimet tuaja. Keni dëshirë të zgjidhni krizën emocionale apo mosmarrëveshjet e ndryshme, të cilat i keni në marrëdhëniet me personin e dashur. Maturia në shfaqjen e ndjenjave paraqet virtyt të lartë, nganjëherë çdo vendim duhet të matet mirë. Është me rëndësi që ta kënaqni partnerin tuaj ose të ndieni përkrahje të përbashkët. Në perspektivën dashurore e mira me të mirë shpërblehet.

Nëse jeni person i ri apo i lirë, aventurat dashurore më shumë kanë karakter afatshkurtër, si këmbim për disa dëshira të paplotësuara. Kënaquni në sfidat dashurore, por jini mjaft i sinqertë në shfaqjen e ndjenjave tuaja. Lumturia në dashuri është e arritshme. Është e nevojshme të ruani lumturinë tuaj të dashurisë, si edhe personin të cilin e doni.

UJORI (21.01 – 18.02)

Karriera: Pas angazhimit të madh do të pasojnë rezultate pozitive. Me krenari dhe pa modesti të rreme mund të shënoni suksesin tuaj profesional. Në periudhën nga 11 janari, ju pret një rast i mirë për perfeksionim profesional, me rëndësi është që të angazhoheni në zbatimin e modeleve bashkëkohore në afarizëm.

Shëndeti: Probleme të konsiderueshme do të mund t’ju dalin për shkak të mungesës së disiplinës, dhe injorimit të këshillave mjekësore.

Dashuria: Keni bindjen që në sigurinë tuaj psikologjike dhe emocionale më së miri ndikojnë “situatat e planifikuara më parë”. Keni dëshirë që të silleni me kujdes në jetën dashurore ose në marrëdhëniet ndaj personit të dashur. Mirëpo, në hovin emocional ose epshor do të bëni atë që ju thotë zemra. Herët a vonë, emocionet mbizotërojnë mbi arsyen. Nëse ekziston rasti i mirë, pranojeni romancën e re dashurore.

Nëse jeni person i ri ose i lirë, potenconi stilin e joshjes dhe të pushtimit, mirëpo ruani masën e mirë të shijes në çdo pikëpamje. Respektoni në mënyrë korrekte ndjenjat e dikujt tjetër, nuk duhet që të entuziazmoheni me epshe kalimtare. Vetëm atëherë kur të tregoni anën tuaj pozitive të personalitetit, do të arrijë kënaqësia e re e cila do t’ju çojë drejt lumturisë së përbashkët.

PESHQIT (21.01 – 18.02)

Karriera: Keni energji të mjaftueshme dhe jeni në fazën kreative, keni dëshirë që të përmirësoni statusin tuaj afarist. Ju presin rezultate të suksesshme në anë të ndryshme në periudhën nga 12 janari.

Ngjarjet aktuale në skenën afariste sjellin mundësi të re për bashkëpunim të ardhshëm.

Shëndeti: Jeni vitalë, energjik, keni vullnet që çdo ditë të stërvitni dhe të ushqeheni shëndetshëm.

Dashuria: Në harmoni me inspirimin i cili po ju përcjell po silleni me shumë entuziazëm dhe energji para personit të dashur. Dini të realizoni qëllimet tuaja dashurore dhe të “imponoheni” në mënyrë magjepsëse. Nganjëherë në elanin emocional ju duket se çdo gjë është e mundshme dhe e lehtë.

Stili juaj i dashurisë ose aftësia juaj e joshjes janë shumë efikase. Ju kënaq përkrahja emocionale e një personi dhe kujdesi të cilin po e tregoni në shoqëri. Jeni të vetëdijshëm për kualitetet tuaja dhe po tërhiqni shikime dhe komente të ndryshme. Personi i cili po ju pëlqen po ju dërgon sinjale të qarta se dëshiron marrëdhënie të harmonishme, romancë magjepsëse dashurie ose lidhje të zjarrtë. Në harmoni me temperamentin ose statusin emocional përgjigjuni sfidës më të bukur, nuk ka arsye të dyshoni në “lumturinë tuaj dashurore”.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads