Ballina Uncategorized Horoskopi javor nga 13 Gusht deri 19 Gusht 2018

Horoskopi javor nga 13 Gusht deri 19 Gusht 2018

710
0
SHPËRNDAJE

Çfarë ka përgatitur kjo javë e ngrohtë për ju?

DASHI 21. mars – 20. prill
Nuk do jeni aspak te sigurte këtë jave për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ngrini shume dyshime. E mira është te flisni sa me shpejt dhe sa me hapur me atë qe keni ne krah. Beqaret do realizojnë takime premtuese te cilat do mund t’ua ndryshojnë jetën. Për financat mos u shqetësoni ne asnjë moment. Gjendja e tyre ka për te qene edhe me e mire nga sa kishit menduar dhe do kryeni edhe investime. Shëndeti nuk do jete ne momentet me te mire, megjithatë me pak përkujdes do e rimerrni shpejt jetën. Ne pune do mundoheni tej mase qe te arrini atje ku doni dhe nuk do ndaleni asnjë çast. Marrëdhënia me familjaret nuk do jete e qëndrueshme. Mund te keni edhe debate.

DEMI 21. prill – 21. maj
Do kaloni momente te mrekullueshme gjate gjithë kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe nuk do doni te shkëputeni asnjë çast nga partneri. Dita e mërkurë do jete ajo me interesantja. Beqaret duhet te tregohen me te arsyeshëm ne mënyrë qe te bëjnë zgjedhjen e duhur. Mundësitë qe do iu jepen ne fakt do jene mbresëlënëse. Ambienti yjor do jete i përshtatshëm edhe për financat. Do merrni dëmshpërblime nga ndonjë pune e kryer dhe do ndiheni te qete. Gjendja shëndetësore do vije duke u përmirësuar. Nuk pritet te keni me asnjë shqetësimin me te vogël. Ne pune merrini gjerat shtruar dhe mos u nxitoni nëse nuk doni te pengoheni e te humbni çdo gjë. Me familjaret marrëdhënia do jete e ngrohte.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Ka rrezik te përballeni me surpriza jo te mira gjate kësaj jave ne jetën tuaj ne çift. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah nuk do toleroni ne asnjë moment. Beqaret nuk do kenë shume fat ne dashuri dhe serish do mbeten vetëm. Mos kërkoni një person perfekt sepse ai nuk ekziston. Ne planin financiar do ju ndjeke fati i keq dhe do keni goxha vështirësi. Kërkoni ndihme pa qene shume vone. Shëndeti do vije duke u përmirësuar dita ditës dhe ne fund te javës do keni energjinë e dëshiruar. Ne pune do keni disa përballje te forta me shefat, por ne fund do e merrni atë qe keni kërkuar. Ndonjëherë ja vlen te tregoheni paksa kokëfortë. Ne familje do keni mosmarrëveshje.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Gjate gjithë kësaj jave do argëtoheni aq shume me atë qe keni ne krah saqë ndonjëherë do ju duket vërtet sikur nuk jeni ne këtë bote. Çdo çast do jete emocionues. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do jene me te qete. Beqaret bëjnë mire te mos tregohen te pamatur dhe impulsive sepse mund te bëjnë gabime dhe te vuajnë për gjithë jetën. Financat do jene goxha delikate. Çdo shpenzim te nevojshëm kryeni me kujdes ne mënyrë qe gjendja mos arrije piken me kritike. Shëndeti nuk do jete aspak ne gjendjen e duhur. Vizitohuni dhe merrni trajtime mjekësore sa me pare. Ne pune do jeni dinamike dhe nuk do ndaleni derisa te merrni atë qe dëshironi. Jeta familjare do jete me e ngrohte.

LUANI 23. korrik – 22. gusht
Jeta juaj ne çift do kaloje një jave mjaft delikate. Ne shume momente do keni dyshime për atë qe keni ne krah dhe do e pyesni gjere e gjate. Mund edhe ta lëndoni pa dashje. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe jete do iu ndryshoje rrënjësisht. Gjerat ndodhin atëherë kur me pak e prisni. Financat do kenë përmirësime te vogla, por q do ju ndihmojnë te dilni nga situata ku ndodheni. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, megjithatë do ndiheni pak me mire se disa kohe me pare. Ne pune do filloni projekte te rëndësishme dhe mjaft fitimprurëse. Mos e ndalni veten për asnjë çast dhe bëni atë qe do ju duket me e logjikshme. Jeta familjare do jete disi me e qëndrueshme.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Jave plot diell kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do keni një komunikim te ngrohte me atë qe keni ne krah dhe do jeni gati te bëni çdo lloj çmendurie nëse ai ua propozon si alternative. Beqaret do kenë dite te zakonshme dhe pa takime te veçanta. Ne planin financiar do keni dëshira te çmendura dhe do kryeni shpenzime te paimagjinueshme. Kjo do jete arsyeja pse te ardhurat mund te kenë tronditje. Planetët do ua mbrojnë gjate gjithë kohës shëndetin dhe do ju nxitin te ruani një ekuilibër ushqimor. Ne pune priten ndryshime te rëndësishme. Do jeni me te organizuar dhe mund t’iu jepen edhe me tepër përgjegjësi. Sigurisht qe do ketë edhe rritje te pagës. Me familjaret tregohuni sa me te dashur.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Yjet do ndikojnë negativisht këtë jave ne jetën tuaj ne çift dhe do nxitin debatet dhe mosmarrëveshjet gjate gjithë kohës. Ne disa momente do ndiheni keq dhe gati për t’u ndare. Beqaret do jene te paqëndrueshëm ne mendime dhe nuk do dine çfarë hapash te hedhin. Mund te humbasin edhe mundësi te shkëlqyera. Për financat do përkujdeseni me tepër se me pare dhe do ruani gjithë kohës qëndrueshmërinë. Shëndeti do kenë probleme vetëm ditët e para, por pas një kure me medikamente ne fund te javës do riktheheni ne forme. Ne pune do luftoni fort për te arritur atë qe doni dhe do e përballoni edhe konkurrencën e forte. Jeta familjare do jete mjafte e qete.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Jeta juaj ne çift nuk do ketë probleme te mëdha gjate kësaj jave megjithatë nuk do mungoje as ndonjë mosmarrëveshje e vogël. Partneri do jete me i kuptueshëm se ju dhe do mundohen ne çdo moment te riktheje qëndrueshmërinë. Beqaret qe janë ne kërkim te shpirtit binjak do e gjejnë atë me shpejt nga sa kane menduar. Te ardhurat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar. Mos kërkoni te pasuroheni menjëherë sepse ky do jete një gabim i rende. Shëndeti do ketë goxha probleme. Do keni sasi te larte kolesteroli dhe nuk do ndiheni ne formën me te mire te mundshme. Ne pune priten ndryshime te menjëhershme. Fatmirësisht mundi dhe djersa do shpërblehen. Edhe me familjaret gjerat do ecin mire.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Do kaloni momente te lumtura këtë jave juve qe jeni ne një lidhje dhe emocionet do shumëfishohen. Do ndiheni edhe me te sigurte për lidhjen qe keni krijuar dhe do mendoni te merrni vendime me rëndësi shume shpejt. Beqaret duhet te joshin me kujdes dhe diplomaci ne mënyrë qe te mos bëjnë gabime. Financat nuk do jene te këqija, por nëse kryeni shpenzime te ekzagjeruar do keni probleme serioze me pas. Shëndeti here do jete i mire dhe he mund te ndiheni te lodhur e pa fuqi. Mos harroni asnjë moment te konsumoni vitamina dhe te pini sa me shume lëngje. Ne pune do jeni autoritare dhe do arrini me shpejt atje ku keni planifikuar. Me familjaret do keni divergjenca ditët e para, por çdo gjë do rregullohet shpejt.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Edhe nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje nuk duhet ta teproni me asgjë këtë jave. Partneri nuk do jete shume ne humor për te dëgjuar shakatë tuaja. Beqaret do kenë takime premtuese dhe mund te nisin një histori te bukur dashurie. Me ne fund jeta juaj do ketë ndryshime pozitive. Edhe financat mund te përmirësohen nëse shpenzoni me kujdes dhe maturi. Planetët gjithsesi do jene ne anën tuaj. Shëndeti do ketë ulje dhe ngritje. Nëse praktikoni ndonjë sport do ndiheni akoma edhe me mire. Ne pune nuk do arrini dot ta përfundoni ne kohe atë qe keni nisur dhe do merrni kritika. Edhe me familjaret punët nuk do i keni mire.

UJORI 21. janar – 19. shkurt
Nuk do i rezistoni dot tundimit për te bere disa çmenduri këtë jave ne jetën tuaj ne çift dhe do përjetoni kënaqësi te paimagjinueshme. Beqareve do iu rrahe zemra fort pasi te marrin një propozim interesant nga dikush qe e kane pëlqyer prej kohesh. Gjendja financiare do vije dalëngadalë duke u konsoliduar. Do jeni me te logjikshëm kur te kryeni shpenzime. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla te shkaktuara këto nga stresi. Mire do jete te flisni me një psikolog. Jeta profesionale do jete stimuluese. Do ja dilni te nënshkruani kontrata afatgjata te cilat do sjellin edhe me shume fitime për ju. Marrëdhënia me familjaret do jete e shkëlqyer. Problemet e se shkuarës do i lini pas.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Kjo jave do jete e mrekullueshme për ata qe janë ne një lidhje. Çdo dite do përjetoni ndjesi dhe emocione te reja dhe do ndiheni si ne ëndërr. Partneri do ua tregoje gjithë kohës se çfarë ndjen. Beqaret ditët e para do kenë te njëjtin status, po njohjet e reja nuk do mungojnë. Ne fund te javës mund edhe te hidhni ndonjë hap me tutje. Financat do jene goxha te dobëta. Edhe pse nuk rrezikoni katastrofa te mëdha, e mira do ishte te bëni kujdes me shpenzimet. Shëndeti do jete i mire. Do ndiheni ne forme dhe aspak te dobët moralisht. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni derisa te arrini ku dëshironi. Atmosfera ne familje do jete e ngrohte.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments