Uncategorized

Horoskopi Javor 31 Dhjetor 2018 – 6 Janar 2019

Dashi

21 Mars – 19 Prill

Ndiqni këshillën e Saturnit këtë jave. Tregohuni sa me tolerante me partnerin nëse doni te jeni te qete dhe te mos keni probleme. Nëse jeni beqare dhe iu mungoje dashuria, kësaj jave do iu jepen mundësi shume te mira. Mos i humbni por përfitoni sa te mundni. Disa do kenë edhe surpriza qe as qe i kishin imagjinuar ndonjëherë. Ne planin financiar nuk duhet t’i besoni shume instinktit sepse do humbni. Bëjini mire llogarite. Shëndeti nuk do jete dhe aq i mire. Mos e duroni lodhjen sepse do keni shqetësime. Ne planin profesional do filloni projekte shume terëndësishme. Ne përgjithësi nuk do ketë probleme. Familja do jete ne krahun tuaj dhe do iu ndihmoje për gjithçka.

Demi

20 Prill – 20 Maj

Gjate gjithë kësaj jave do jeni me te këndshëm dhe me humor me te mire sesa një jave me pare. Do ia kaloni mire me partnerin tuaj dhe mund te përgatisni edhe pushimet bashke. Beqaret ka shume mundësi te provojnë emocione te forta. Gjithsesi qëndroni te kthjellet dhe realiste. Financat nuk do jene te stabilizuara dhe duhet një riorganizim dhe me shume maturi. Do ia dilni! rezistenca fizike nuk do jete shume e mire, kështu qe duhet pasur shume kujdes. Edhe imuniteti do jete i dobët. Periudhe e shkëlqyer për jetën profesionale. Karriera juaj do beje hapa te mëdha përpara dhe do jeni entuziaste gjate gjithë kohës. Kushtojini pak me shume kohe familjes.

Binjakët

21 Maj – 20 Qershor

Saturni do ndikoje tek jete juaj ne çift gjate kësaj jave. Lidhja do behet me serioze dhe me e thelle. Do jeni sensuale dhe sharmante. Ju beqare nuk duhet t’i besoni shume pamjes se jashtme te personave sepse do zhgënjeheni shpejt. Një person jo fort i bukur ne pamje mund te jete shume here me i bukur ne shpirt. Situata financiare do filloje te konsolidohet dalëngadalë. Tregohuni te duruar. Shmangni lodhjen e madhe fizike gjate kësaj periudhe nëse nuk doni te keni probleme shëndetësore. Çlodhuni here pas here dhe bëni pak yoga për te hequr stresin. Nëse nuk jeni te kënaqur nga situata qe është krijuar ne pune flisni me shefat dhe qartësojini gjerat. Mundi juaj duhet te shpërblehet ne mënyrën me te mire. Ambienti familjar do jete shume i mire.

Gaforrja

21 Qershor – 22 Korrik

Do kaloni momente te mrekullueshme sot me atë qe dashuroni. Askush nuk do mund ta turbulloje lidhjen tuaj. Mundohuni vetëm mos bëheni me shume sesa duhet kapricoze. Beqaret do kenë takime te papritura dhe me shume emocione. Bëjini sytë katër sepse mund te ndesheni me personin e ëndrrave. Jo vetëm qe financat do jene te mira, por mund te ketë edhe përmirësime ta papritura. Shëndeti nuk do jete shqetësues, por mire do te ishte te çlodheshit herë pas here. Do keni nevoje. Plutoni do iu beje me dinamike ne planin profesional. Do realizoni te gjitha ato qe keni dëshiruar dhe do jeni optimiste për te ardhmen. Familja do jete e lumtur.

Luani

23 Korrik – 22 Gusht

Do keni një nevoje te parrezistueshme sot për liri. Flisni me partnerin dhe mos bëni asgjë sipas mendjes suaj nëse nuk doni qe ta humbni atë. Beqaret do kenë ndryshime pozitive ne jetën e tyre. Do jeni joshës dhe vetëm me shikime do tërhiqni vëmendjen e te terjeve. Do iu jepet mundësia edhe te përzgjidhni mes një grupi pretendentësh. Rezistojini dëshirës se shfrenuar për te shpenzuar pa limit. Buxheti nuk do jete shume i qëndrueshëm dhe gabimet duhen shmangur sa me shume. Shëndeti nuk do jete problematik, përkundrazi do jeni plot gjallëri dhe energji. Ne pune do jeni te ndershëm dhe besnike. Shefat do e kuptojnë dhe mund te keni edhe te papritura te këndshme. Prisni dhe do e shihni. Klima ne jetën familjare do jete e ngrohte.

Virgjëresha

23 Gusht – 22 Shtator

Kësaj jave Venusi do ndikoje pozitivisht ne jetën tuaj ne çift. Nuk do keni as probleme dhe as mosmarrëveshje, por do kaloni një periudhe te qete. Beqaret nuk do kenë aspak besim tek vetja dhe do iu bien me shkelm edhe mundësive qe do iu jepen. Do iu lejohet te merrni edhe ndonjë hua për te kryer projekte te rëndësishme. Shume shpejt këto te fundit do japin rezultate dhe buxheti do te rritet ndjeshëm. Do keni ndonjë shqetësim te vogël me shëndetin, por nuk duhet te alarmoheni. Do i kaloni shume shpejt ato dhe do riktheheni ne forme. Ne pune mos kërkoni gjera te pamundura por tregohuni sa me realiste. Tregohuni te moderuar edhe me ambiciet. Marrëdhënia me familjaret do jete e mire.

Peshorja

23 Shtator – 22 Tetor

Jupiteri do iu shtyje te tregoheni te mbyllur ne jetën tuaj ne çift. Kujdes sepse partneri mund ta keqinterpretoje këtë sjellje tuajën. Ndryshoni sa me pare. Beqaret do kenë takime, por nuk duhet t’i ngjisin shkallet dy e nga dy. Merrini gjerat shtruar. Financat do jetën mjaft te privilegjuara. Nuk do shpenzoni kuturu dhe kjo do jete pika me e forte. Vazhdoni ne këtë rruge dhe do e shihni qe buxheti do te rritet. Shëndeti do jetë i mire. Jo vetëm qe do keni rezistence te mire fizike, por organizmi do luftoje edhe te gjitha sulmet e mikrobeve apo viruseve. Ne pune do jeni mjaft optimiste dhe luftarake. Nuk do ndaleni derisa te arrini majat dhe do ia arrini qëllimit. Ne familje bëni kujdes. Mos kërkoni me çdo kusht te impononi mendimin tuaj, lërini te shprehen te tjerët.

Akrepi

23 Tetor – 21 Nëntor

Jave e bukur kjo për te gjitha ata qe janë ne një lidhje, qofte kjo e zyrtarizuar apo jo. Do ketë pasion por do tregoheni edhe te arsyeshëm. Se bashku me partnerin do mund te zgjidhni çdo problem qe keni pasur. Beqaret mjafton te kenë vullnet dhe do e kenë te lehte te bëjnë për vete atë qe do pëlqejnë. Me financat nga ana tjetër do keni probleme goxha te mëdha. Mos i ndërlikoni me dorën tuaj gjerat dhe shmangni shpenzimet e tejskajshme. Për te pasur shëndet te mire nuk duhet te neglizhoni higjienën personale. Merkuri do sjelle surpriza te këndshme ne planin profesional. Do ndiheni shume te gëzuar pasi te merrni një lajm shume te mire për te ardhmen. Familja do jete e qete.

Shigjetari

22 Nëntor – 21 Dhjetor

Merkuri do jete i pozicionuar mire ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave. Do mund te zgjidhni edhe problemet qe keni pasur dhe do vendosni disa rregulla. Beqaret do zënë miq te rinj pa e ditur se dikush prej tyre mund te behet person me i afërt. Tregohuni sa me te hapur dhe mos kini frike te provoni gjera te reja. Financiarisht do iu mbështetin disa te afërm. Kjo nuk do te thotë qe meqë nuk janë leket tuaja te shpenzoni pa kursim. Për sa i përket shëndetit, nuk do iu mungoje rezistenca, por do keni disa probleme me shtyllën kurrizore. Kujdes me ngritjen e peshave shume te renda. Ne pune duhet te jeni sa me origjinale dhe te pavarur. Ne këtë mënyrë te gjithë do te njohin vlerat tuaja te vërteta dhe do iu çmojnë shume. Familja do kaloje një jave te qete.

Bricjapi

22 Dhjetor – 19 Janar

Gjate kësaj periudhe do te mbizotërojë qetësia, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi ne jetën ne çift. Klima do te jete shume e ngrohte. Dashuritë me shikim te pare nuk do te mungojnë për beqaret. Hiqeni medoemos turpin nëse doni te krijoni një lidhje te bukur dhe te ndiheni mire. Ne planin financiar do i shihni gjerat me realizëm. Tregohuni me te matur me shpenzimet dhe çdo gjë do shkoje me se miri. Sado qe te jete puna shmangni marrjen e huave. Shëndeti do jete shume i mire. Do jeni edhe me te forte fizikisht. Ne sektorin profesional kërkohet me tepër vigjilence. Konkurrentet do kërkojnë t’iu prishin pune dhe t’ua zënë vendin. Kujdes! Familja nuk do ketë probleme.

Ujori

20 Janar – 18 Shkurt

Edhe pse do keni ndonjë mosmarrëveshje te vogël me partnerin tuaj gjate kësaj jave, do i kaloni shume shpejt ato dhe do rivendosni komunikimin. Beqaret do ndikohen se tepërmi nga Venusi. Shprehini ato qe ndjeni pa frike sepse vetëm kështu do mund t’i tregoni personit tjetër qe e pëlqeni. Financat do jene te favorizuara. Me ne fund do kryeni disa transaksione te rëndësishme. Nëse i shpenzoni me maturi energjitë qe keni edhe shëndeti do jete i mire gjate kësaj jave. Mund te keni vetëm ndonjë problem te vogël me muskujt. Pritet qe edhe jeta profesionale te shkoje mire. Mundohuni vetëm te mos konflikoheni shume me koleget. Familja pa probleme.

Peshqit

19 Shkurt – 20 Mars

Ka shume mundësi qe dëshirat t’iu realizohen. Për te pasur një shëndet me te mire duhet te merreni pak me aktivitet fizik dhe te kujdeseni për ushqimin. Shikojini mire edhe datat e kadencave. Ne pune, ndryshe nga çfarë presin te gjithë ju do mund te realizoni projekte te mëdha. Menaxhojeni mire euforinë ne mënyrë qe mos bëni gabime te padëshiruara. Familja do jete e animuar.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads