Jetë

HOROSKOPI i PAOLO FOX për ditën E SHTUNË, 5 JANAR 2019

DASHI

E shtuna dhe e diela do të jenë dy ditë të rënda, pasi ju do të keni për të diskutuar dhe sqaruar disa situata. Por mos u shqetësoni, më pas janari do t’i lërë vendin një 2019-e të mirë dhe plot kënaqësi. Në rast se keni patur të bëni me dikë në kundërshtim me vullnetin tuaj, duhet të vini gjërat në vend, me koston e ngritjes së tonit. Këtë fundjavë, ka nga ata që nuk duan të jenë aty ku ndodhen, prandaj këshillohet kujdes.

DEMI

Pushimet tani po mbaruan dhe ju kanë lënë të ndiheni mirë dhe mund ta zbuloni përsëri vlerën e ndjenjës. Marrëdhëniet e lindura gjatë kësaj periudhe janë shumë interesante dhe do të çojnë në një shkurt, kur ju duhet të bëni zgjedhje. Mos u rreshtoni kundër fatit dhe mos shkoni pas atyre që nuk ju ndjekin, por ndiqni instinktin tuaj në dashuri. Shans i mirë që të vijnë përgjigje të mira.

BINJAKET

Për çiftet që kanë patur një krizë të madhe, është një periudhë pak e çuditshme. Dikush përpiqet të mbajë të hapur një histori, edhe pse nuk e kënaq dhe në ndërkohë e kërkon lumturinë gjetkë. Natyra juaj ju shtyn drejt kuriozitetit dhe kërkimit të emocioneve, por nëse keni më shumë lidhje, nuk bëni gjë tjetër veçse krijoni acarim të brendshëm dhe një krizë ekzistenciale që duhet ta kapërceni. Bëni kujdes me shpenzimet.

GAFORRJA

Në këtë fundjavë mund të keni dyshime për shkak të Hënës kundër. Keni dhe një si acarim të brendshëm, që ju bën të jeni më pak të mirëkuptueshëm dhe tolerantë. Në dhjetor konsideronit shumë të rëndësishme praninë në jetën tuaj të një personi, tani më pak. Keni nevojë të bëni qartësi brenda jush dhe të tentoni të mos flisni shumë, për të mos gabuar.

LUANI

Forca është me ju, nëse ndiheni mirë, sepse keni një punë dhe një dashuri, nuk doni të ndryshoni. Megjithatë, nëse keni një shenjë zjarri korresponduese, gjithçka do të shkojë super, nëse keni një shenjë të ujit, do keni pakëz konfuzion. Edhe pse forca është me ju, është gjithashtu e vërtetë që ju duhet një ekip për të akomoduar të gjitha risitë. Egocentrizmi ju karakterizon në marrëdhënien e një çifti, ju pëlqen të tërhiqni litarët, edhe pse nuk jeni shumë të ashpër ndaj personit që doni.

VIRGJERESHA

Kjo fundjavë shënon kthimin e një energjie që kishte pësuar një rënie mes të mërkurës dhe të premtes, sepse jeni ndjerë keq apo keni qenë viktimë e një gjendje jo të mirë sezonale, që dikush e ka përcjellë në mënyrë negative në marrëdhënien e çiftit. Janari nuk është shumë i prirur ndaj ndjenjave, kështu që mbetet një tension i caktuar për ata që kanë pasur një problem ose për ata që kanë një lidhje të dyfishtë. Muaji plot impenjim edhe në vendin e punës.

PESHORJA

Nuk është aspak fundjavë e mirë ajo që ju pret, e karakterizuar nga shumë nervozizëm, lodhje dhe pa pasion. Prandaj këshilla është të shmangni situata konfliktuale të cilat sidoqoftë do të kishit shumë vështirësi t’i vinit nën kontroll. Ditë pak të favorshme edhe në marrëdhënie, sidomos me shenjat e Dashit, Gaforres dhe Bricjapit.

AKREPI

Fundjava do ju japë një shtysë emocionale për të cilën kishit nevojë dhe që e prisnit prej kohësh, por nuk do mungojë një farë iluminimi për arsye të ndryshme. Kuadri yjor është më i mirë, mbi të gjitha për ata që duhet të bëjnë shitblerje. Nëse keni një biznes që nuk e keni përmbyllur ende, pritja do jetë e shkurtër. Ata që kanë probleme të mëdhaja me kompaninë e tyre, mund të punojnë që të rekuperojnë deri në mars.

SHIGJETARI

Yjet vazhdojnë të jenë të favorshëm edhe këtë fundjavë, jeni ndër shenjat më fatlume. Janari është një muaj shumë i mirë për të folur dhe për të njohur dashurinë. Ata që kanë kaluar një krizë në javët e fundit do të mund të shërohen nga e hëna 7 janar, falë Venusit. Kjo gjithashtu do të ndihmojë ata që duhet të bëjnë zgjedhje dashurie ose të merren me njerëz që mund të përfaqësojnë një të ardhme të madhe. Ju jeni gati t’i përgjigjeni atyre që ju sulmojnë, vini re ndryshimet që herët a vonë do të duhet të përballeni edhe nëse ato kushtojnë shumë.

BRICJAPI

Saturni, si dhe Dielli dhe Hëna janë në shenjën tuaj, e cila ju fton të jeni më të përgjegjshëm se sa keni qenë tashmë. Kjo mund t’ju çojë t’ju kujtoni të tjerëve përgjegjësitë e tyre, që nuk i kanë marrë përsipër. Shpresoni një marrëdhënie të përsosur, mirësi në njerëz dhe nuk do të donit të pësonit situata negative. Ju mund të shmangni ata që qëndrojnë kundër jush, për këtë arsye do të tregoni vendosmërinë tuaj.

UJORI

Kuadri yjor i dhjetorit ju kishte ftuar të bënit kujdes, një muaj i rëndë për ndjenjat. Çiftet që ia kanë dalë të rezistojnë mund të rekuperojnë, sidomos duke filluar nga java e ardhshme. Në fundjavë përpiquni të lidheni me të tjerët në mënyrë më pozitive dhe me më shumë disponueshmëri. Marsi në shenjën tuaj është i favorshëm.

PESHQIT

E shtuna dhe e diela janë ditë të rëndësishme dhe do keni një rekuperim të mirë. Vetëm gjëra të ëmbla ju presin. I vetmi dyshim mund të lindë nëse ka ndërlikime në dashuri, që në një farë mënyre janë të një tjetër lloji. Jo gjithmonë një shkëputje ndodh prej humbjes së dashurisë, nuk është e thënë që nuk e doni më një person, ndoshta e shihni pak dhe do të donit të kalonit më shumë kohë bashkë. E gjithë kjo krijon konflikte.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads