Jetë

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e mërkurë, 26 DHJETOR 2018

DASHI

Aroma e Krishtlindjeve ndihet edhe më shumë në ditën e Shën Stefanit, se sa në dy ditët e mëparshme. Kanë qenë ditë të ndërlikuara në të gjitha aspektet dhe ndoshta diçka nuk ka shkuar mirë. Por gjërat nuk ndryshojnë shpejt, prandaj duhet durim në dashuri dhe të mbani nervat e forta në përpjekje për t’u relaksuar, në pritje të Janarit 2019, i cili do ju sjell emocione dhe pasion.

DEMI

Dikush ka bërë gjëra me ngut kohët e fundit, duke sjellë pak kaos në jetën e vet. Ditët e së mërkurës dhe të së enjtes duhet t’i kushtohen relaksit për të rimarrë energjinë e shpenzuar. Prej të premtes situata do të përmirësohet, kështu që për momentin, mos u sforconi shumë.

BINJAKET

Ka gjasa që të ndiheni të pafuqishëm gjatë kësaj kohe, me liri të kufizuar për të vepruar, nëse dikush nuk ka marrë një surprizë të papritur. Të detyruar për disa zvarritje në ndjekjen e interesave tuaja, keni shumë mendime dhe ndjeni pakënaqësi. Kush ka ndryshuar rolet në punë ose në studime, do të duhet të presë për verën e vitit 2019 për të shkëlqyer. Në dashuri këshillohet të mos përballeni me probleme të caktuara, më mirë të shtyhet deri të shtunën.

GAFORRJA

Bëni kujdes me sforcimet dhe shpenzimet, sidomos ata që kanë shpenzuar për t’u kuruar. Përqëndrohuni tek 31 dhjetori, mund të jeni pjesë e një feste të rëndësishme. Kush jeton një dashuri të pëlqyeshme, do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Dyshime për ata që janë të martuar apo bashkëjetojnë, dhe janë në dashuri me dikë tjetër. Kur Horoskopi nuk është veçanërisht i favorshëm, më mirë të ruani dashurinë që e keni tashmë.

LUANI:

Këtë ditë mund të mbështeteni në një Hënë të fortë, kështu që do të rikthehet dëshira për të luftuar për një ideal, apo fituar një sfidë. Do rikthehet edhe dëshira për të rifituar kohën që keni humbur në dashuri. E shtuna dhe e diela do jenë ditë të favorshme për takimet. Bëhet fjalë për një Horoskop të rëndësishëm, sepse tregon aftësinë tuaj për të shëndoshur mendjen dhe trupin në një periudhë të vështirë. 2018 nisi me këmbën e gabuar, por po përfundon mirë, dhe paralajmëron një vit të ri me suksese.

VIRGJERESHA:

Në ditët e mesit të javës mund të mbështeteni në sukseset vetëm nëse nuk e izoloni veten. Në fakt, ndonjëherë ju tentoni të mbylleni shumë. Ju jeni të kujdesshëm dhe përpiqeni të mos ekspozoni publikisht atë që ka të bëjë me jetën tuaj private. Kur keni yje të mirë, megjithatë, këto mund të tregojnë rrugën, por është e nevojshme të hapemi kur përcaktojmë fatin tonë. Rruga që do të na çojë drejt vitit 2019 është plot kënaqësi, pengesa që mund të kapërcehen, qoftë edhe ato të një natyre ligjore dhe administrative. Një marrëveshje pune duhet të rishkruhet.

PESHORJA:

Pjesa e mesit të javës do të jetë e dobishme për ata që duan paqe mendore. Sidoqoftë, në Krishtlindje ka patur një diskutim të vogël ose një moment fizik të vështirë. Për këtë arsye ju nuk jetoni në një situatë qetësie. Sigurohuni që të rikuperoni energji, përndryshe rreziku mund të jetë ai i rënies fizike dhe mendore. Nëse në mbrëmje ju mendoni se dikush do të bëjë polemika, injorohjeni.

AKREPI:

Këto 48 orë do të jenë të lodhshme. Kështu që, këshilla është të mos lodheni shumë, të mos ndërmerrni rreziqe të kota. Do jetë e rëndësishme të programoni fundjavën, dhe në mënyrë të veçantë, Vitin e Ri. Ky vit lind me Hënën pranë shenjës tuaj, dhe kështu mund të jetë shumë argëtues. Do ketë emocione dhe marrëdhënie që do të sjellin diçka më shumë.

SHIGJETARI:

Mendja juaj është plot mendime dhe ju jeni mjaft të lodhur. Ju keni një ngarkesë gjërash për të bërë, ose diçka që nuk mund të shkojë mirë. Shkurt, situata nuk është aspak e lehtë për t’u menaxhuar dhe detyrat që duhet të plotësohen janë shumë. Do të jetë e nevojshme të prisni për të shtunën dhe të dielën që të shëroheni në dashuri. 2019 sjell projekte dhe ide të mëdha, por ju duhet të investoni shumë energji dhe para. Në dashuri gjithçka mund të rikthehet ose rigjenerohet.

BRICJAPI:

Jo të gjithë e kanë festuar Krishtlindjen në mënyrën më të mirë, shumë tradicionale. Nga pikëpamja sentimentale është e nevojshme të vendosni për të bërë zgjedhje të rëndësishme. Ata që kanë marrë vendime në dhjetor 2018 duke përdorur arsyen dhe jo zemrën, mund të pendohen. Megjithatë, në horizont ka dashuri të reja dhe rimëkëmbje të energjive psiko-fizike.

UJORI:

Jeni në një gjendje force të madhe, doni të rigjeni lirinë për të vepruar. Janë ditë kur një person që ju do shumë është duke ju vënë re më shumë se zakonisht, dhe kjo gjë mund t’ju dhurojë diçka të bukur në muajt e ardhshëm. Takimet dhe marrëdhëniet shoqërore do të mbështeten nga një Hënë e favorshme. Fizikisht jeni pak të dobët, më mirë të mos vonoheni shumë në mbrëmje dhe të merrni veten nga klima kundërshtuese.

PESHQIT:

Ky muaj ka qenë i favorshëm nga pikëpamja e yjeve, por këto ditë do të keni një rënie të lehtë dhe pak ankth. Jeni shumë të ndjeshëm dhe emocionalë, gjë që ju ndodh atëherë kur ndjeni se gjërat nuk po shkojnë ashtu si do të donit. Situata e përhksruar mund të bëjë që të mos jeni shumë të kthjellët, kështu që këshilla është të mos ekspozoheni shumë.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads