Jetë

HOROSKOPI I PAOLO FOX, për ditën E HËNË 24 DHJETOR 2018

HOROSKOPI I PAOLO FOX, për ditën E HËNË 24 DHJETOR 2018

DASHI

Shumë prej jush vini në këtë prag Krishtlindjesh me një lodhje të fortë. Këshilla është që të hiqni qafe çdo lloj debati. Duke filluar nga dita e mërkurë do të ketë një rekuperim të fortë. Në familje nuk duhet t’ju mungojë kurrë durimi, edhe sepse shumë gjëra do të qartësohen. Bëni kujdes mos u grindni dhe kushtojini kohë njerëzve të dashur që keni pranë.

DEMI

Shpresa për ju është që të jetë një prag Krishtlindjesh i mbushur me dhurata, mbi të gjitha gjërat që janë të shijshme për të ngrënë dhe për gjeste të dashura, si një puthje shtesë. Nëse muaji dhjetor nuk ka qenë pozitiv në lidhje me ndjenjat, tani do të keni një shans për t’u shëruar. Ky fund viti do të sjellë disa emocione më të vërteta. Në vendin e punës, megjithatë, në periudhën e fundit ka pasur disa kontraste. Momente në të cilat do të kishit dashur të hiqni dorë nga gjithçka, por tani duket se yjet ju mbrojnë në një mënyrë të veçantë. Nëse viti 2018 ka qenë një vit i përzier, në 2019 Jupiteri do të jetë i favorshëm. Ditët e së enjtes dhe të premtes do të jenë më të mirat e javës.

BINJAKET

Është gati për të filluar një javë shumë interesante për çështjet e punës dhe ato ligjore. Jeni një shenjë që do të thirreni për të rishikuar një marrëveshje dhe me gjasë do ta bëni këtë në pranverë. Ata që punojnë për të njëjtën kompani mund të përpiqen të gjejnë diçka të re në të njëjtën zonë. Ndërkohë që, kush nga vera e vitit 2018 bashkëpunon me një grup, do të duhet të ndryshojë deri në verën e vitit 2019. Në vigjilje të Krishtlindjes shenja juaj ka nevojë për dashuri dhe marrëdhënie shoqërore më pasionante.

GAFORRJA

Në këto ditë feste familja për ju është edhe më e rëndësishme se sa vitet e tjera. Keni një lidhje të fortë me personat që doni. Ndonjëherë konsideroni “familje”, një grup miqsh që kanë qenë pjesë gjatë një periudhe të kaluar qetësisht. Eshtë e rëndësishme për ju të keni rrotull njerëz që ju duan, mbi të gjitha sepse Saturni – që e keni patur kundër në muajt e fundit – ka krijuar shqetësime në marrëdhëniet me të tjerët. Pra shumë prej jush kanë mbërritur në Krishtlindje me ndonjë shqetësim më shumë. Nga pikëpamja sentimentale, bëhet fjalë për një periudhë në të cilët do ketë takime të mira për ata që nuk mbyllen. Ka dyshime për ata që kanë dy lidhje njëkohësisht.

LUANI

Në këtë fazë të jetës suaj, personat e kësaj shenje kanë një vullnet të fortë, i cili në fillim të vitit mungonte. Dukej sikur jeta juaj duhej të ecte në të njëjtët binarë pa ndryshuar, por ndodhi diçka që ju ka çuar drejt horizonteve të reja. Prej disa javësh keni një forcë më të madhe në trup. Mes fundit të nëntorit dhe dhjetorit dikush ka marrë një emërim. Nga pikëpamja e ndjenjave do të jetë një Horoskop shumë pozitiv në pritje të janarit. Të gjithë ata që kanë qenë protagonistë të një ndarjeje apo një debati, do të kenë mundësinë të rekuperojnë.

VIRGJERESHA

Pragu i Krishtlindjeve do të jetë në shenjën e qetësisë. Gjatë javës, megjithatë, Hëna do të jetë në shenjën tuaj në pritje të një Viti të Ri të qetë. Të gjithë ata që kanë një histori të bukur dashurie do ta çojnë atë përpara, ndërsa ata që kanë jetuar një ndarje mund të kenë një pasion të ri në zemrat e tyre. Java është mjaft e thjeshtë, madje edhe të enjten do të ketë një kulm pozitiviteti: do të keni mundësinë të dilni nga modelet e zakonshme. Shpresa është që të gjithë ata që mbyllen, prej arsyes ose mosbesimit, nga 2019 do të duhet të përpiqen të marrin më shumë vëmendje.

PESHORJA

Do të jetë një ditë e lodhshme. Ndoshta, nuk ndiheni mirë, ose thjesht dëshironi të gjeni një paqe të mendjes. Ju mund ta bëni vetëm duke filluar të angazhoheni me njerëzit për të cilët jeni të interesuar, me të cilët dëshironi të komunikoni. Ju jeni duke dalë nga një periudhë mjaft e vështirë, Saturni është ende i pafavorshëm dhe po krijon probleme në vendin e punës. Edhe nëse më në fund fitoni, ju jeni ende ata që mbani flamurin. Kjo, megjithatë, mund të sjellë shumë lodhje.

AKREPI

Do jetë interesant ky prag Krishtlindjesh. Këtë vit gjatë festave, Hëna është pozitive dhe Venusi është shumë i pranishëm. Me shumë mundësi, shumë prej jush do argëtohen dhe do të duhet të zhvillojnë për të ardhmen projektet që kishin në mendje. Për shembull mund të keni një ide të re në punë apo për të bërë diçka interesante. Java e ardhshme do jetë edhe më e vlefshme dhe nëse keni në krah personin e duhur, mund të programoni një Vit të Ri që mund të jetë vërtetë i shkëlqyer. E gjithë kjo vlen sidomos për zemrat e vetmuara.

SHIGJETARI

Ne jemi në prag të një viti të rëndësishëm për ju Shigjetar. Shpresa është që ju keni një dëshirë të madhe për të hyrë përsëri në lojë, gjithashtu sepse për disa javë Jupiteri ka kaluar pozitivisht në shenjën tuaj. Në 2019, Venusi do të jetë gjithashtu shumë i rëndësishëm për ju. Me këto yje të favorshme, është një domosdoshmëri që të kryeni projekte të mëdha. Pjesa e parë e vitit 2019 mund të jetë pak e ngadaltë, por kjo nuk do të thotë që së shpejti të mos keni lajme interesante. Muaji janar do të jetë me rëndësi të madhe, por ju do të keni për të kapërcyer ato pengesa që nuk ju japin mundësinë për t’u pjekur dhe për të ndërmarrë hapa përpara. Disa debate do të jenë të pashmangshme, por shpejt do të jeni të lirë nga të gjitha shqetësimet.

BRICJAPI

Hëna kundër paralajmëron një Krishtlindje me pak njerëz përreth jush. E rëndësishme është që të jenë shumë pozitivë. Kjo mund të ndodhë sepse jeni lodhur shumë apo sepse në muajt e fundit keni punuar gjithmonë, duke kapërcyer shumë polemika. Tani dëshironi pak qetësi. Në nëntor, dikujt i është dashur të kapërcejë një krizë sentimentale, kështu që në këto ditë feste nuk është e këshillueshme të futeni në situatë kaosi. Përpiquni të kaloni këto festa me njerëzit që keni për zemër.

UJORI

Dihet që nuk pëlqeni festat e programuara. Nuk e kuptoni arsyet përse për Krishtlindje duhet të jeni të mirë dhe për Vit të Ri është absolutisht e domosdoshme të dëfreheni. Këtë vit gjendeni mirë sepse keni një nevojë konkrete për përkëdheli, dashuri dhe gjithçka që ju ka munguar në javët e fundit. Disa prej jush kanë kaluar një krizë të vogël, apo janë larguar fizikisht dhe moralisht nga njeriu që duan. Do ketë me siguri një rekuperim.

PESHQIT

Dihet që ata të shenjës tuaj janë të lidhur me ndjenjat. Edhe ata që duan të shfaqen patjetër të fortë, në realitet kanë një zemër të butë. Madje ndonjëherë shfaqen edhe më të ashpër për të mos bërë të duket se sa të brishtë janë në të vërtetë. Këto Krishtlindje sjellin qetësi dhe ëmbëlsi. Pragu i tyre do sjellë emocione të mira për ata që kanë qëllim t’i jetojnë. Ndokush mund të kalojë një situatë pavendosmërie mes dy historive.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads