Uncategorized

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e diel, 6 janar 2019

DASHI

Një ditë e lodhshme dhe pak në rënie. Arsyet janë një marrëdhënie e ndërlikuar me dikë që ju detyroheni të jeni pjesë, ose një moment çlirimi dhe rebelimi. Por është vetëm preludi i një viti revolucioni që kërkon veprime konfliktuale. Nuk është dita e duhur për të treguar natyrën tuaj dinamike dhe ekspansive. Po

DEMI

2019 do të jetë viti i shpengimit tuaj pas një vjeshte të komplikuar. Një dashuri e re ose një që po rifillon, mund të shfaqet në horizont. Shkurti do të jetë i rëndësishëm për të konsoliduar një marrëdhënie çifti. Shmangni ndjekjen e njerëzve shumë të ngjashëm me ju, kokëfortë dhe të shpërqëndruar: përplasja është prapa dere. Kujdes për marrëdhëniet në distancë.

BINJAKET

Ju pret një ditë ku mund të shpenzoni diçka më shumë. Acarimet dhe tensionet vazhdojnë në sferën sentimentale. Këtë muaj duhet të pyesni nëse e doni ende një person. Po kështu duhet të vendosni nëse ia vlen të vazhdoni një histori, e cila përjeton një krizë apo ku ka patur një tradhëti. Problemet në çift duhet të përballen pa humbur shumë kohë, si dhe duke qartësuar përgjegjësitë e gjithësecilit.

GAFORRJA

Mënyra juaj e të qënit, sa agresive aq edhe ironike mund të mos pëlqehet: shmangeni këtë sjellje në familje. Çdo veprim ndesh në një kundërveprim. Në këto ditë keni pak zemërim, jeni nervozë dhe duhet të kuptoni se çfarë ju thotë zemra. Mos u bëni frikacakë në dashuri, duket sikur po provokoni partnerin që të vendosë në vendin tuaj, me qëllim që ta akuzoni më pas. Bëhuni më të sinqertë dhe reflektues.

LUANI

Keni një dëshirë të madhe për të dalë, për të takuar njerëz dhe për të shijuar jetën. Gjendja shëndetësore përmirësohet për ata që kanë pasur një gjendje të keqe sezonale. Në dashuri, shikoni për konfirmime. Nga e hëna, Venusi do të jetë i favorshëm, duke iu shtuar Marsit, Jupiterit dhe Saturnit. Një kuadër yjor pozitiv duhet të shfrytëzohet, kështu që veproni. Një lajm i mirë vjen së shpejti.

VIRGJERESHA

Ju do të rikuperoni energji falë Hënës së favorshme, por mos e teproni dhe shmangni udhëtimet. Ka tensione, por kush tashmë e ka një punë, duhet t’i futet punës dhe të përfshihet në perspektivat e ardhshme, të menaxhojë me ndihmën e mençurisë. Kujdes këshillohet në dashuri.

PESHORJA

Lodhja karakterizon këto ditë, sidomos nëse punoni me partnerin, kujdes të mos shkatërroni gjithçka. Edhe pas festave duhet të ruani dëshirën për të dalë në pah dhe për liri. Probleme të vogla nëse keni të bëni me njerëz të Dashit, Gaforres dhe Bricjapit. Mund të tundoheni nga njerëz të tjerë, por natyra juaj ju shtyn që të dëshironi të keni pika referimi, për këtë arsye do vazhdoni një rrugë të shkelur tashmë, pavarësisht se keni ide të ndryshme nga partneri. Në janar dalin shanse të reja në punë.

AKREPI

Eshtë një ditë kur ndiheni më të motivuar, të fortë dhe reagues. E dëmshme të qëndroni në një marrëdhënie të ndërlikuar, edhe pse duhet të ruani pozitivitetin që të mos rrezikoni që të ndeshni në gjendje të këqia psikosomatike. Çlirohuni nga peshat që ju bëjnë të ndiheni keq. 2019 është një vit i shpresave të mëdha në profilin personal.

SHIGJETARI

Do të jetë një vit i ndryshimit në nivelin e punës, me dëshirë apo jo. Zakonisht nuk ju pëlqen, por largohuni nga fryma konformiste: fati jua kërkon këtë dhe ju ka dërguar sinjale që do të duhet t’i korrni, nuk do të pendoheni. Kujdes nga debatet me Gaforren.

BRICJAPI

Hëna kalon në shenjën tuaj, është një ditë pozitive për dashurinë. Keni pak zemërim, gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç dëshironi. Ndoshta disa situata duhet të ndryshohen në bazë kështu që edhe për projektet në progres është e preferueshme që të lini gjithçka mbrapa dhe të merrni rrugë të ndryshme. Ju pret një 2019 me rritje!

UJORI

Kjo ditë ju fton që të doni njerëzit. Pozicioni i Venusit do jetë i favorshëm, edhe kush është vetëm duhet të vazhdojë të shpresojë që do të gjejë dashurinë. Pritet rekuperim për çiftet që kanë pasur probleme. Janari është një muaj i prirur për takime dhe marrëdhënie. Përmirësime edhe në punë dhe kjo ndihmon ata që kanë shpenzuar shumë për zyrën apo për shtëpinë.

PESHQIT

Ditë pozitive dhe me rekuperim psikofizik. Emocionet jua rigjallërojnë zemrën dhe ndieni nevojën të përqafoni dhe të keni pika referimi, mbi të gjitha nëse keni patur probleme në familje dhe në marrëdhëniet me të tjerët. Mund të ndiheni të acaruar nëse familja dhe dashuria në këtë muaj janë larg. Kush debaton gjithmonë nuk është i qetë në zemër, një largim mund të mos jetë përballuar në mënyrën më të mirë. Largësia është diçka që ju shqetëson shumë, qoftë nëse jeni të ndarë, qoftë nëse përjetoni një histori dashurie.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads