Jetë

HOROSKOPI I PAOLO FOX, e mërkurë 19 DHJETOR 2018

DASHI:

Duket se konfuzioni mbretëron sovran në këto ditë shumë të komplikuara. Zakonisht kur ka shumë agjitacion, ju tentoni të bëheni edhe më pak tolerantë. Tani është koha për të gjetur pak qetësi, mund të kthehen siguri të vogla, por edhe komplikime. Do të vijë një periudhë e ndryshimeve të mëdha dhe madje edhe shkurtimeve. Do të ketë pak lodhje fillestare, por pastaj do të vijë edhe suksesi.

DEMI:

Kush gjendet vetëm në këtë periudhë nuk po kërkon dashuri të reja, por vetëm qetësi. Mund të vijë ndonjë shans në ditët e Krishtlindjeve. Do jetë më mirë në Krishtlindje se sa në Vit të Ri. Nga e diela, dt 23 do të keni shansin për të bërë një miqësi apo konfirmuar një dashuri. Historitë e vjetra kanë nevojë për një dorë, horoskop i veçantë për ndjenjat e reja.

BINJAKET:

Janë yje të rëndësishme për ju që në këtë fazë po bëni shumë pyetje, edhe në nivel sentimental. E mundur të dalë ndonjë problem xhelozi në çifte, prandaj bëni kujdes për ndonjë të tretë që mund të ndërfutet. Këshilla është të jeni shumë të qartë në dashuri. Do ketë takime shumë të veçanta mes të enjtes dhe të shtunës.

GAFORRJA:

Në këtë javë keni një rol protagonisti absolut. Nga pikëpamja sentimentale mund të lindin risi të bukura. Të dielën do jetë tranziti pozitiv i Hënës. Menaxhojini me kujdes emocionet, por vetëm sa i përket punës. Shumë në këtë moment nuk janë të kënaqur me rolin e tyre profesional, por do jetë e vështirë të ndryshoni gjërat para pranverës 2019.

LUANI:

Tani ju keni një energji më të madhe për të reaguar ndaj “motit të keq” në jetën tuaj. Në përgjithësi, e juaja është shenja e njerëzve të fortë që duan të shkëlqejnë, por në këtë fazë do të ktheheni më shumë tek protagonizmi, siç keni shpresuar. Edhe takimet mund të jenë të favorshme, kështu që mos u mbyllni në shtëpi. Kush ka një histori të mirë që vazhdon, tani mund ta konfirmojë atë.

VIRGJERESHA:

Nuk ka mungesë të shanseve për të bërë gjëra të mëdha me pamjen e tanishme yjore. Problemi është se shpesh ju mungon energjia dhe burimet mendore për ta bërë këtë. Nëse punoni shumë dhe keni pak kontakte me familjen, do të humbisni një rimbushje me energji. Ne nuk mund të jetojmë vetëm me bukë, duke lënë mënjanë të dashurit tanë. Edhe ju që jeni zakonisht programues, tani po e kuptoni se jeni të etur për ngrohtësinë shtëpiake.

PESHORJA:

Java nisi në mënyrë shumë konfuze. Këtë vit Krishtlindjet mund të sjellin konflikte, edhe sepse ju gjejnë shumë nervozë. Kjo do të vlejë mbi të gjitha për personat e ndarë dhe për ata që janë në konflikt me fëmijët apo prindërit. E ndjeni shumë peshën e përgjegjësive mbi shpatulla dhe kjo ju mundon pak.

AKREPI:

Në këtë moment keni nevojë për një shkundje të vërtetë emocionale. Ndoshta po takoheni me njerëz që nuk janë të qetë dhe kjo ju fut pak në siklet dhe ju nervozon. Do jenë ditë pakëz të acaruara por do ju shërbejnë për të kuptuar se kush është nën anën tuaj dhe kush jo. Me Shigjetarin, Luanin dhe Demin mund të lindin emocione të mira. E diela do jetë ditë speciale për takimet.

SHIGJETARI:

Këto janë ditë shumë kritike, edhe sepse shumë prej jush kanë një dëshirë të fortë për rebelim, që po rritet progresivisht. Një situatë e ngjashme me atë të shenjës së Dashit, që ka një situatë astrologjike të ndërmjetme sa i përket energjisë. 2019 do të jetë një vit i rëndësishëm, por gjatë muajve të parë do të ketë ndonjë provë për të kapërcyer. Të enjten dhe të premten mund të ketë ndonjë konflikt.

BRICJAPI:

Ju jeni të fortë, ambiciozë dhe të vendosur, kjo është ajo që vërehet në këtë horoskop. Qielli shumë interesant edhe në funksion të vitit të ardhshëm. Saturni në tranzit në shenjë ju urdhëron: nganjëherë këshillon atë që ju duhet ose nuk duhet të bëni në jetë, të tjera herë qorton ose ju shtyn të luftoni për rezultate të shkëlqyera. Ata që kanë përjetuar një rënie ose një krizë do të mund të marrin veten shumë mirë.

UJORI:

I kushtoni vëmendje martesave që kanë nisur prej disa kohësh, sepse dhjetori është një muaj që mund të krijojë disa pengesa. Megjithatë, problemet do të tejkalohen në shumicën e rasteve. Megjithatë, disa do të duhet të përballen me një situatë më të vështirë për të kapërcyer. Shumë njerëz duan të kalojnë Krishtlindjet larg nga detyrimet e zakonshme të familjes. Do të ishte një ide e mirë për të planifikuar një festë, madje edhe një të shkurtër.

PESHQIT:

Eshtë një javë për të lindurit nën shenjën e Peshqve, do të jetë një Krishtlindje me shumë interes, me ndikim pozitiv në të gjithë mjedisin. Kur jeni të qetë, bujarë dhe të ëmbël ashtu si vetëm ju dini të jeni, përfitojnë edhe personat që janë rreth jush. Rezervojani burimet tuaja më të mira të dielës, të hënës dhe të martës. Mos përjashtoni takimet, sidomos nëse jeni vetëm prej kohësh tashmë.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads