Jetë

HOROSKOPI I PAOLO FOX, e martë 18 dhjetor 2018

DASHI

Gjendeni përballë një udhëkryqi: po filloni diçka të re, por jeni të hutuar sepse nuk ka shumë siguri. Ndoshta po përpiqeni të çoni përpara një projekt që sjell shumë lodhje. Megjithatë viti i ri do të sjellë risi dhe do të lejojë të shmangni shumë pengesa. Gjëja më e rëndësishme është që nuk duhet të mungojnë angazhimi dhe fati, sepse do jetë një si garë me pengesa.

DEMI:

Hëna në shenjë rezervon forcë dhe energji të madhe. Çdokush që ka bërë diçka për një kohë të gjatë mund të mendojë edhe për ndryshimin dhe shitjen e gjithçkaje. Dikush duhet të përballet me një lëvizje ose tashmë e ka bërë këtë. Është një javë që jep siguri, e diela do të jetë një ditë më e mirë në lidhje me marrëdhëniet romantike. Dhjetori nuk ishte i mirë për dashurinë.

BINJAKET:

Ditë interesante po vijnë për ju që doni të gjeni më në fund gëzimin e jetës. Ju jeni kuriozë dhe doni të përfshiheni. Ju jeni gjithashtu të tërhequr nga gjithçka që gjithashtu përfshin një rrezik të vogël. Deri në fund të janarit, të gjithë çiftet që nuk kanë përjetuar një moment të qartësisë do të jenë në gjendje të marrin një vendim përfundimtar. Nëse keni për të rinisur një marrëdhënie, është e nevojshme të lëvizëni tani.

GAFORRJA:

Në këto ditë ia dilni të nxirrni jashtë gjithçka që ndjeni së brendshmi. Emocionet dhe marrëdhëniet me të tjerët janë shumë të rëndësishme për ju që jeni njerëz të ndjeshëm. E vështirë që të jetoni vetëm me punë, duhen edhe marrëdhëniet. Burrat e shenjës kanë një marrëdhënie shumë të fortë me nënën. Eshtë qiell i rëndësishëm për të zbuluar emocione të reja.

LUANI:

Ndonjë problem kalimtar mund të shkaktohet nga Hëna disonante, si për shembull ndonjë sëmundje e stinës, por e marta dhe e mërkura do jenë gjithësesi ditë referimi. Në këtë fazë shumë do të përballen me debate mbi shtëpinë apo familjen. Nuk duhet të jeni pesimistë, janari do jetë muaj që do të sjellë një përshpejtim. Kush do të rinovojë një marrëveshja do të jet me fat edhe në janar.

VIRGJERESHA:

Hëna kthehet e favorshme, por nuk mjafton të thuhet se do të jetë një ditë e qetë. Kujdes për një person të shenjës së Dashit, me të cilin mund të ketë disa keqkuptime. Të enjten, të premten dhe të shtunën do të ketë ndoshta disa probleme. Dikush do të duhet të rimarrë një grimë të parave të shpenzuara keq në periudhën e fundit, kështu që do t’ju duhet të shtrëngoni pak rripin.

PESHORJA:

Java është nisur me pak konfuzion dhe këtë vit në Krishtlindjet mund të ketë disa konflikte, veçanërisht nëse dikush ka fëmijët larg ose prindërit jo shumë afër. Diçka mund të sjellë parehati. Nga dita e shtunë do të ketë mundësi të bini dakord për të shmangur disa probleme. Periudha nuk është e vështirë, por ndjeni peshën e përgjegjësisë mbi ju dhe kjo mund të krijojë disa probleme.

AKREPI:

Keni nevojë për një shkundje sa u përket emocioneve, kështu mund të vendosni edhe të takoni njerëz që nuk janë të qetë dhe që vënë rëndshëm në lojë ndjenjat tuaja. Ditë të vështira por të dobishme për të kuptuar se çfarë doni nga pikëpamja sentimentale. Mund të ketë një konfidencë të mirë me Luanin, Demin apo Shigjetarin. E diel speciale për marrëdhëniet.

SHIGJETARI:

Jeni gati të filloni një mision të ri që do ju shpjerë larg. Ashtu si shenjat e Ujorit dhe Peshores keni një energji shumë të madhe, edhe pse jo të jashtëzakonshme. Ditë e dobishme për kontaktet dhe për të sqaruar gjërat që nuk shkojnë. Në janar do të ketë pakënaqësi. Marrëdhëniet që do të lindin në këtë periudhë do jenë me vlerë, kështu që përpiquni të mos izoloheni.

BRICJAPI:

Në këtë fazë keni nevojë për konfirmimin e një dashurie. Ditët e së hënës, të martës dhe të dielës do të jenë ideale për ndjenjat. Vlerësimet do të jenë të favorshme, por do të ketë gjithashtu një mënyrë për të zgjidhur problemet që kanë të bëjnë me të kaluarën. Tre ditët e ardhshme do të jenë me fat dhe interesante për ata që duan të realizojnë një projekt ose të lidhin një marrëveshje.

UJORI:

Të martën dhe të mërkurën do të ketë shumë lodhje dhe pak energji. Kjo gjendje agjitimi do të kthehet në nëntor dhe gjithashtu në fillim të dhjetorit. Ju mund të merrni lajme që nuk ju pëlqejnë. Është e drejtë të vazhdoni të bëni gjërat që po bëni, por gjithashtu duhet të kuptoni se çfarë është thelbësore për të rimarrë energjitë e çmuara.

PESHQIT:

Ka shenja shumë të lidhura me familjen, si Demi dhe Bricjapi, dhe ju në fakt jeni shumë të tërhequr kur takoni njerëz të këtyre shenjave. Në këtë periudhë është e domosdoshme të rifitoni qetësinë. Në Krishtlindje mund të qëndroni me njerëzit që doni më shumë. Në dashuri nëse ka patur ndonjë problem mund të rekuperoni.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads